Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kriza politike, kriza humanitare, kriza shoqërore... e me radhë. Nëse këta togfjalësha shqiptohen e shpallen me të madhe, nga Facebook-u në Twitter, nga studio në studio, nga komenti në koment, kriza ekologjike përmendet rrallë e për mall, ose edhe nëse ceket nuk bëhet kurrë kryefjalë e 'debatit të madh' të ditës.
Arsyet janë disa, por te më kryesoret mund të rendisësh atë se agjenda politike mbyt çdo përpjekje tjetër dhe, së dyti, ndërgjegjia ekologjike nuk ekziston në Shqipëri. Ekzistojnë disa grupime apo individë, por më shumë se 'gjendje të brendshme', me gjasë, ata përfaqësojnë fusha manjetike fondesh.
Për ta kuptuar Shqipërinë nuk mjafton Tirana; pavarësisht se sa e pastër apo e ndotur është ajo. Kryeqyteti bart disa kontradiksione sa i takon ekologjisë, më bërtitësi ndër të cilët janë kazanët disa ngjyrësh të plehrave nëpër cepa lagjesh të cilët të ftojnë për të 'mbetje të diferencuara'. Inovacion që përgënjeshtrohet nga makinat e firmës së përpunimit të mbetjeve të cilat nuk bëjnë asnjë ndarje kur i marrin.
'Trajtimi i diferencuar i mbetjeve' është, si shumë gjëra të tjera në Tiranë, një operacion imazhi. Ndarjen e tyre e bëjnë të vobektit dhe të pafatët e pakicave me ngjyrë, nëpër kosha qyteti apo në landfillin e Sharrës.
Edhe pse kryebashkiaku Veliaj pati premtuar disa herë se do të fuqizonte një moratorium për qeset plastike, kjo nuk ka ndodhur dhe as duket se do të ndodhë. Sa i takon asaj që shqiptarët vazhdojnë t'i hedhin plehrat nga dritarja, apo se pasi kanë ngrënë një sufllaqe apo kruasan e flakin mbështjellësen nga dritarja e makinës mu e në rrugë, kjo nuk habit më askënd (siç nuk bën me turp autorët).
Tirana dhe qytetet janë, megjithatë, të menaxhueshme. Periferitë, fshatrat dhe zonat e thella të vendit, të cilat duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë dhe lehtësitë në menaxhim të numrave dhe konsumit të vogël, nuk duhej të ishin problemi, duket se përbëjnë zemrën e krizës ekologjike në të cilën është Shqipëria. Nëpër fshatrat e Shqipërisë, nga Dardha, medemek e sofistikuar, dhe deri te fshatrat e veriut që prezumohen si të 'pacivilizuara', sytë të ndeshin të njëjtën pamje. Qese, shishe plastike e çfarëdolloj mbeturine tjetër, grumbulluar në pirgje pas gjerdheve të shtëpive ose në breg të përrenjve. I ndesh vetë çdo fundjavë këto pamje gjatë ecjeve nëpër zonat malore të vendit në jug, veri, lindje a perëndim. Edhe ju që preferoni një turizëm më urban, që udhëtoni nga një qytet në tjetrin për fundjavë, e shihni në një formë tjetër atë që vërej unë nëpër fshatra dhe male. Ajo që fshatarët hedhin nëpër cepa apo përrenj, dhe unë e shoh në gjendjen fillestare, ju e hasni kur udhëtoni nga Tirana për në Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër, Tropojë apo kudo. Në anët e lumenjve i shihni se si valëviten, të zgjebosura e të shkalafitura nga ujërat dhe erërat, me mijra qese, këta flamuj të turpit tonë kombëtar. Nuk ka çaste më të zorshme brenda lëkurës së të qenit shqiptar se sa kur bën rafting me të huaj teposhtë Vjosës, brigjeve të së cilës shtrihen fshatrat e Përmetit. Banorët e përdorin lumin si kosh të përjetshëm mbeturinash duke e kthyer nga 'i fundit lumë i egër i Europës' në një ekspozitë të egërsisë së shqiptarit ndaj natyrës.
Nëse kjo të duket si sulm ndaj 'toskëve civilë' të njëjtën pamje, ndoshta edhe më tragjike, ashtu siç veriu i ka malet edhe ujrat, do ta ndeshni në Shqipërinë e epërme, në basenin e liqenit të Komanit e deri ku Drini mbyllet arbitrarisht nga një digë tjetër hidrocentrali, ai i Fierzës. Pamjet, si të fjordeve norvegjeze, shëmtohen nga 'ndërprerje shqiptare', mbeturina të të gjitha llojeve që derdhen në Drin nga përrenjtë malorë që vrapojnë nga të dy shpatet.
Plaga që kjo pandjeshmëri ekologjike i shkakton trupit dhe shpirtit të Shqipërisë, meriton mijra dënime. Ajo do të vazhdojë e hapur sa kohë asnjë dënim nuk jepet dhe sa kohë shqiptari i përditshëm do të hajë dhe të jashtëqesë po aty, në një harmoni neandertalase me veten.
Mijra ton mbeturina që i janë lidhur, lianë shëmtie, trupit të brishtë të Shqipërisë përfundojnë në det dhe prej aty, pjesë e ciklit brilant dhe të pamëshirshëm të natyrës, kthehen sërish në jetën tonë, në plazhe, në ushqime, në ujë dhe në ajër.
Sigurisht, edhe në shëmtinë që na shtrihet para syve, edhe në imazhin që i krijon ajo Shqipërisë në sytë e të huajve.
A jemi pra në një krizë ekologjike? Ndoshta do të thonit se kriza politike dhe shoqërore janë më të rëndësishme, dhe madje ato përcaktojnë të parën. Në fakt, është e kundërta: një popull që jeton në zhul kolektiv, që nuk e mban të pastër vendin 'ku i ka rënë koka' nuk ka se si të prodhojë instrumente politikë dhe shoqërorë, përfshirë këtu udhëheqësit, çlirues dhe civilizues.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38