Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Në një vend normal, sa herë që bëhen debate të ndjeshme, që lidhen me arsimin, universitetin, institucionet e dijes, kulturën, librin e fushat tjera esenciale, ministrat dhe kryeministrat, zakonisht preferojnë të heshtin, shfaqen në publik të përmbajtur dhe këto çështje ua lënë në dorë profesionistëve. Por te ne ndodh krejt e kundërta. Ministra, kryeministra, çohen peshë dhe nuk lënë gjë pa komentuar, ndonëse kapacitetet e tyre në këto fusha janë të mjera. Kjo mund të jetë edhe pasojë e profesionistëve gjysmakë që kanë vërshuar në jetën publike, si dhe shprishjes së rendit të vlerave në shoqërinë tonë!
Sidoqoftë, problemi i edukimit, është shumë më i thellë dhe shumë më esencial seç duket.
E pyetja e pashmangshme që shtrohet është: Kujt i shërben një shoqëri me edukim gjysmak?
Dhe përgjigjja është e qartë: një elite politike gjysmake, të shkretë në punët e dijes dhe të kulturës, me plot hendeqe, i duhet një shoqëri me edukim gjysmak, ndaj edhe bën çmos që ta mbajë universitetin dhe dijen nën kthetra politike.
Vendimi për mbylljen e tre universiteteve, ndonëse është i një rëndësie të posaçme dhe prioritare, përshkohet nga turfullima dhe gulçima publike. Pa dashur të gjykoj rreth vendimit, për mua të habitshme janë reagimet. Në këtë aspekt, ajo që më bëri përshtypje më shumë se turfullimat e tjera, ishte një deklaratë çoroditëse e kryeministrit rreth vendimit për t’i mbyllur tre universitete, një deklaratë që do të duhej ta shtangte çdo njeri normal. Sepse, ajo deklaratë tregon qartë sa të ndërlikuara janë problemet e shoqërisë sonë dhe sa pak vullnet ka për t’i rregulluar ato.
Dihet, asnjë shoqëri, deri më sot nuk është zhvilluar pa arsim, pa libra dhe pa edukim të njëmendtë. Te kjo forcë emancipuese janë shpresat e fundit- krejt të fundit- prej ku mund të pritet, një ditë, mëkëmbje shpirtërore dhe ekonomike e Kosovës së dërrmuar, ndaj, të mbash shkolla dosido më shumë i bënë dëm sesa dobi shoqërisë.
Duke i futur duart kaq thellë në universitet, duke kontrolluar çdo gjë, duke punësuar gra e burra, militantë, vëllezër e motra dhe çka jo tjetër, universitet tona janë kthyer, siç thotë një mik i imi, në ente sociale, të ngjashme me entet sociale që trajtojnë papunësinë në Perëndim.
Përgjatë këtyre dy dekadave prej kur jemi të lirë, para syve tanë janë shfaqur gjithfarë anomalish dhe marrish të pashembullta që brumin e kanë patur te universiteti. Dhe universitetet, në vend që të prodhojnë lajme të mira dritëdhënëse, kanë prodhuar tensione e lajme të këqija. Dhe kjo ka bërë që dija të deinstitucionalizohet dhe padija të institucionalizohet. Sepse, universiteti si koncept, ka humbur forcën morale për të çuar përpara kauza diturore, të emancipimit dhe kulturimit. Përkundrazi, universitet tona janë kthyer në çerdhe militantësh e të paditurish, ku është certifikuar dhe vazhdon të certifikohet mediokriteti, me letra të quajtura diploma e tituj të pafund.
Aspak më mirë nuk është gjendja në shkollat private, të cilat, ashtu sikurse gjithë universitetet që janë mbjellë nga politika dhe për interesa politike, duhet të mbyllen. Atyre, ndonjëherë mjafton t’ua lexosh shpalljet me plot gabime logjike e drejtshkrimore, për t’i kuptuar krejt të metat e tjera.
Derisa po lexoja nëpër botën e hallakatur të internetit për çështjen e mbylljes së universiteteve, m’u kujtua shkrimtari meksikan, David Toscana që shkruan për edukimin gjysmak dhe rrezikun që i vjen një shoqërie nga fenomeni i tillë, sidomos kur shkollat kthehen në fabrika që prodhojnë punëtorë. Ai më tej shton: “Ne e dimë se librat u japin njerëzve ambicie, shpresa dhe dinjitet.”
Natyrisht, një qeveri që udhëheq me koncepte primitive, ku vlerat janë të shpërfytyruara, nuk mund të ndihet komode në një vend ku njerëzit kanë ambicie, shpresa dhe dinjitet, dhe ku leximi është kryetema e shoqërisë, ndaj, pushtetarët tentojnë t’i kontrollojnë këto fusha me rëndësi vitale për shoqërinë. Në këtë mënyrë, ata konsolidojnë pushtetin e tyre dhe te universiteti shohin zgjatimin e jetës së tyre.
Ata që e kanë lexuar “Don Kishotin” e Servantesi- këtë vepër kapitale të njerëzimit- e dinë mirë se heroi i kësaj vepre besonte se po ndreqte prapështitë e botës, duke luftuar me mullinjtë e erës. Fan Noli thoshte se, librat Don Kishotit ia kishin shtrembëruar mendjen.
Pa dyshim, shkollat e këqija, njerëzve ua shtrembërojnë mendjen. Sepse, dihet, një shkollë e keqe i deformon njerëzit dhe ne kemi plot shkolla të këqija.
Lidhur me këtë temë, ja çfarë shkruante At Paulin Margjokaj, te libri "Kush janë anmiqtë e Shqipnisë":
“…A krijoi shteti shqiptar shkolla qi me e prue lumninë Shqiptarëvet? Njerëzve të shtetit tonë nuk u ra kurrkund nder mend se perparimin nuk mund e japë nji shkollë çfaretdo: ka shkolla qi bijnë shkatërrim e qi bijnë ma fort dam se dobi. Shteti shqiptar nuk çeli shkollat qi do të kishin mujtë me i pru lumninë popullit e qi përkojshin me gjendjen e vendit”.
Ne tanimë e kemi provuar se shkollat dosido, më shumë bëjnë shkatërrim sesa dobi.
Ndaj, nëse duam të jemi të sinqertë me vetveten dhe sidomos me breznitë që do të vijnë, e të cilat do të na gjykojnë, duhet ta pohojmë me zë të lartë se, universitetet e hapura pas luftës në Kosovë, nuk janë hapur për qëllime diturore e as pse ka patur nevojë. Ato janë hapur për interesa krejtësisht politike, për të rehatuar militantë e servilë të partive dhe si të tilla, duhet të mbyllen.
Dhe kjo duhet të bëhet për një qëllim të lartë, sublim: të mos ua shtrembërojmë mendjen të rinjve tanë dhe të mos krijojmë mediokritet me diploma. Sepse, askush më lehtë se shkollat dhe universitetet e këqija nuk mund ta betonojnë të keqen në një shoqëri.
Sot për sot, fuqitë tona diturore, krijuese, shkencore e edukuese, janë të pakta dhe kjo gjë nuk mund të fshihet, për aq sa nuk mund të fshihet dielli me shoshë.
Duke humbur betejën për arsim cilësor, dijen e librin, ne kemi humbur forcën kryesore drejtpeshuese në shoqëri, pa të cilën shoqëria mbetet më pak humane dhe lehtësisht bëhet instrument i politikës.
Prandaj, sot për sot, shërbim më të mirë vendit tonë mund t’ia sjellim duke e kthyer arsimin në binarë normale.
Në këtë drejtim, për mua, më shumë ka vlerë taksa ndaj injorancës, sesa ndaj Serbisë. Sepse, duke fituar betejën me injorancën dhe edukimin gjysmak, ne i garantojmë Kosovës prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38