Flash News

KRYESORE

Të mirat e hurmave, nga pastrimi i mëlçisë te maskat e fytyrës

Të mirat e hurmave, nga pastrimi i mëlçisë te maskat e

Hurmat në tonë gjenden me shumicë dhe na vijnë shumë në ndihmë me dobitë e tyre gjatë ditëve të vjeshtës. Ato kanë veti shumë të mira kuruese. Living.al shkruan për të mirat e tyre.

Vetitë e hurmave

Hurmat përmbajnë sasi të larta kripërash minerale, sidomos kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë të pasura me vitamina dhe Betakaroten, ato ofrojnë për organizmin tonë edhe një sasi të bollshme antioksidantësh, të cilat kanë një aksion parandalues për sa i pëket tumoreve.

Një frut shumë energjik, i rekomanduar sidomos për ata që bëjnë sport, nuk këshillohet tek të sëmurët me diabet pë shkak të indeksit të lartë të glicemisë.

Forcojnë sistemin imunitar

Siç e thamë, ato përmbajnë vitëminë C, e cila është në gjendje të forcojë sistemin tonë imunitar. Është një ushqim ideal për t’u shërbyer në tryezë në periudhën e ndërrimit të stinëve duke na mbrojtur nga simptomat tipike të virozëve e sëmundjeve të vjeshtës.

Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare

Dhe jo vetëm kaq, por favorizojnë edhe  absorbimin e hekurit.

Janë një laksativ i shkëlqyer

Veprojnë direkt tek mëlçia dhe zorrët si një laksativ natyral falë taninës dhe fibrave prezente në tulin e tyre nëse i hani të pjekura.

Diuretike

Për këtë funksion, ky frut duhet konsumuar në mëngjes. Në këto kushte bëhet një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Maskë fytyre me hurma:

Falë sasië së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë shumë të dobishme edhe për bukurinë: kanë efekte të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën.

Përdoreni gjithmonë tulin e hurmave si maskë bukurie për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës: do t’ju mjaftojë ta lini 5-10 minuta për të lejuar lëkurën të absorbojë të gjitha benefite e tyre. Për një efekt antirrudhë, mund t’i shtoni tulit të hurmave  disa pika vaj liri.

Të fundit