Flash News

KRYESORE

“Te mos e lejojmë Xhorxh Sorosin të qeshë i fundit. Kreu i PS, marionetë e tij”

Qeveria hungareze e Viktor Orbanit e akuzon shefin e partisë kryesore të opozitës si vegël të Xhorxh Sorosit. Nisur nga kjo, qeveria ka nisur një fushatë sensibilizuese me mijëra postera e billborde nëpër të gjithë vendin ku shfaqet manjati i njohur duke drejtuar si marionetë kryetarin e Partisë Socialiste hungareze, Laszlo Botka.

“Të mos e lejojmë Xhorxh Sorosin të qeshë i fundit”, shkruhet në njerën prej reklamave në rrugë.

Qeveria e Orban e akuzon filantropin me origjinë hebreo-hungareze se ai synon të sjellë në Europë mbi 1 milionë emigrantë të tjerë.

Ish-kryeministri i Luksemburgut, Guy Verhofstadt e quajti këtë fushate “të inspiruar nga propaganda naziste”.GSH

Të fundit