Flash News

KRYESORE

Të moshuarës në vend të pensionit i çojnë 143 milionë lekë: Nuk i dua

Të moshuarës në vend të pensionit i çojnë 143

Një rast i padëgjuar më parë është publikuar në emisionin ‘Fiks Fare’ në Top Channel. Një e moshuar në qytetin e Lushnjës tha se në llogarinë e saj bankare, aty ku merr pensionin, janë hedhur 143 milionë lekë.

E moshuara tregon se ajo merr 143 mijë lekë të vjetra në muaj pension dhe se kërkon të marrë atë që i takon.

“Jam pensioniste prej katër vitesh. Marr pensionin 143 mijë lekë, i hoqa nga fshati, se më vinin në fshat, dhe i çova në bankë. Atje pyes që më ka ardhur apo s’më ka ardhur pensioni. Dhe më thotë ajo që i ndan atje, ka ardhur, po më pyet se vite ke pa e marrë pensionin? Sa merr? Mbasi i tregova drejtë siç ishte puna më tha e di se të ka ardhur një shumë e madhe. Sa? Një shumë e madhe tha sa të bësh një pallat. Bëhet punë me miliona.

Nuk di fare. Desha vetëm pensionin tim. Ato që kanë bërë gabimin le t’i tërheqin prapë, unë desha pensionin tim”, u shpreh e moshuara.

Të fundit