Flash News

KRYESORE

Të mundësh Interin me prapanicë

Piter Olainka, ish sulmuesi i skuadrës së ‘Skënderbeut’, i cili aktualisht luan për Slavian e Pragës, ka marrë vëmendjen e publikut me një gol të shënuar në një mënyrë të çuditshme.

Goli u shënua ndaj Interit në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampioneve, ku Slavia e Pragës triumfoi 0-3.

Olainka ka qenë protagonisti i golit të dytë që u realizua me ndihmën e prapanicës së kundërshtarit në minutën e 55-të. Konkretisht, pas goditjes nga 23 vjeçari topi u përplas me prapanicën e Saçek dhe përfundoi në rrjetë.

Të fundit