Flash News

KRYESORE

Do të ndahen pas Big Brother? Fotinia: Do jetoj me mamin

Do të ndahen pas Big Brother? Fotinia: Do jetoj me mamin

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nata finale e Big Brother, Fotinia ka filluar të mendojë se ҫ’do të ndodhë me ҫiftin pasi të kenë dalë nga shtëpia. Ajo dhe Danjeli, tashmë të martuar, do përpiqen të sigurojnë një hapësirë për veten, do të jetojnë në një shtëpi apo do t’u bashkohen prindërve...

Në një diskutim të fundit me Fiorentinën, me të cilën i ka normalizuar marrëdhëniet, Fotinia po mendon edhe për jetën jashtë shtëpisë, tani që ka edhe burrë. Edhe pse kjo i duket paksa e pabesueshme, ajo po e vë veten para një përgjegjësie që më parë as e kishte menduar: “E di kur e kam vënë re, kemi menduar çfarë do bëjmë, ku do rrimë. Tani kam mamin, nëse është e zhvendosur në Tiranë, s’mund të shkoj dhe të rri te Danjeli, s’e lë mamin vetëm”, shprehet Fotinia. Edhe Fiorentina duket se e mbështet në këtë ide duke shtuar se duhet që Danjeli të jetojë me ta.

Por për Fotininë, kjo nuk është zgjidhje, sepse, siç thotë ajo, ata janë një çift i ri dhe kanë nevojë për hapësirën e tyre. “Nuk dua të jetoj në një shtëpi, se jemi çift i ri, por po t’i kem të gjithë afër, do ishte fiks për mua”, shprehet ajo.

Punë e vështirë…. zgjedhje e vështirë.

Të fundit