Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
"Të ndalë së mbledhuri kartat e indetitetit babi jot" zbulohet mesazhi i kandidates së PS-së
Ish ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili është në listën e deputetëve për LSI në qarkun e Beratit, ka denoncuar një mesazh të ministres Ermonela Felaj, e cila sipas kësaj çfarë denoncohet publikisht paralajmëron një militantë që të mos mbledhë më karta identiteti.
Teksa i bën edhe një ftesë për debat për ditën e nesërme ku dhe do të mbyllet mitingu në Kuçovë, Naço i kërkon Felajt që të ndalë këto komunikime si dhe të reflektojë.
Reagimi
Ushtrimin e vullnetit të lirë të qytetarëve për ta mbështetur LSI në formën që ata e cilësojnë më oportune, nuk mund ta frenojë askush. Edhe në rastin kur bëhet fjalë për plotësimin e një formulari që përfshin deklarimin pa asnjë detyrim të numrit të kartës së identitetit. Një veprim i tillë nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, por përkundrazi guximi i tepruar i një Ministre Shteti në detyrë sikurse z. Ermonela Felaj që kërcënon votuesit, përveçse nuk ka asnjë moral, përbën edhe vepër penale.
Znj. Ministreshë, formën po ta falim, (e kam fjalën për mungesën e njohurive të theksuara në drejtshkrim) por përmbajtjen është e patolerueshme të ta pranojmë. Për të gjithë të interesuarit, përmes kësaj fotoje (ku evidentohet numri i telefonit të Ministres Felaj) po mundësojmë përcjelljen e shqetësimit qytetar, si dhe pasojës ligjore që mbart ky komunikim sipas legjislacionit në fuqi.
Në Kodin Penal citoj parashikimin se:
"Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet".
E nderuara Ministreshë, të ftojmë të reflektosh lidhur me komunikimin aspak njerëzor që shfaq hapur, nga i cili nuk ke kursyer as bashkëpunëtorët e tu më të afërt...
Ndërkohë, uroj të pranosh ftesën time publike për të qenë nesër e pranishme në mitingun përmbyllës në Kuçovë, i cili do të të ndihmojë shumë të ndërgjegjësohesh lidhur me vullnetin e vërtetë të popullit këtu.
P.S Rasti në fjalë është shënuar në Kuçovë.