Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
Formulari që duhet të plotësojë çdo kandidat për deputet apo për kryetar bashkie në zbatim të ligjit ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i quajtur ndryshe për lehtësi komunikimi, “Ligji i dekriminalizmit”, nuk të lë të harrosh nëse je përfshirë në shkelje a vepra penale që janë subjekt i ligjit në fjalë. Formulari të pyet me hollësi, të kujton. Kush nuk tregon të vërtetën ose është i paqartë për atë që ka bërë në raport me ligjin, ose e fsheh me vetëdije atë, mendje lehtësisht, duke shkuar me mendimin se nuk do t’ia zbulojnë apo, më keq, duke hamendësuar, për të mos thënë duke qenë i sigurt, se shefat e dinë dhe madje prandaj edhe i kanë venë gishtin për ta kandiduar.
Zakonisht shefat e dinë deri në momentin kur nuk e kanë marrë vesh të tjerët. Më ta marrë vesh opozita apo media, shefat nuk e dinë më se ti ke bërë burg apo je dëbuar nga shteti fqinj, madje ndihen të prerë në besë që nuk je rrefyer para tyre. Kjo është historia e pambarimtë e përdorimit të ish dënuarve nga politika, por edhe politikës nga këta ish të dënuar, të cilët e marrin shpërblimin, pavarësisht se si rregull fundi vjen i hidhur për ta, më i hidhur se sa po të kishin vijuar jetën normale si të rehabilituar duke mos hyrë ku rrafsha mos u vrafsha në tokën e minuar të politikës e duke mos u bërë vegla të politikanëve që shkojnë e vinë. Shembuj të kësaj historie tashmë ka shumë. Më i freskëti është rasti i ish kandidatit të PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetrit.
Derisa Prokuroria të bëjë verifikimet e nisura dhe vetë zoti Pjetri të vendosë të flasë me zemër në dorë duhet të presim për të mësuar pse nuk e shkroi ai në formular të vërtetën e arrestimit, dënimit dhe dëbimit të tij nga Italia në vitin 2003 kur ishte student , siç thotë vetë. Pse nuk e refuzoi kandidimin nëse e dinte se ligji nuk e lejonte? Apo kishte hyrë tashmë në një cikël moslejimesh me detyrat që kishte kryer e kryente, që ishin gjithashtu të papajtueshme me ligjin e dekriminalizmit, pra vendosi të shkonte përpara si në një lojë bixhozi për t’i humbur ose fituar të gjitha?
Është e vërtetë se sa i takon burimit të informacionit ligji i dekriminalizimit mbështetet pikësëpari dhe kryesisht në vet deklarimin e kandidatit. Është e vërtetë se instrumentet e verifikimit zyrtar të të dhënave të formularëve lënë për të dëshiruar. Është e vërtetë edhe tjetra se ka jo pak të zgjedhur e të emëruar që duhej t’i ndalonte ligji, por ia kanë hedhur edhe pas miratimit të ligjit. Janë shembuj që reklamojnë “ vdekjen” e ligjit dhe nxisin vetvetiu kandidime të paligjshme “guximtarësh” e naivësh. Këta harrojnë dy gjera: e para, shokët e tyre të dënimeve dhe të njohurit e tyre tregojnë atje ku duhet, në selitë e partive kundërshtare , në adresat e drejtuesve partiake dhe qeveritarë, nganjëherë edhe në ndonjë institucion.
E dyta, kur “të mëdhenjtë” i lenë të qetë, nuk se e bëjnë sepse nuk dinë gjë, por nuk kanë ndonjë interes t’i godasin. Në momentin kur partisë iks apo politikanit ypsilon u intereson ta plasin “ sekretin” që mund ta ketë mbajtur për një kohë të gjatë në sirtar, e plasin me gjithë forcë, pa mëshirë.
Mbështetur në denoncimin e pa përgënjeshtruar të PD-së, është shumë idiote kjo që zoti Pjetri ka pranuar të kandidojë në kushtet e mospërmbushjes së kërkesave të ligjit. Përtej fatit personal, rasti i tij dhe raste të tjera të ngjashme nxisin ndërkaq reflektime në rrafshin ligjor, politik dhe etik për gjithë kuadrin ku godet ligji i dekriminalizimit.
Në rrafshin ligjor, zbatimi i ligjit nuk mund t’i lihet spontanitetit, voluntarizmit politik, situatës politike. Një ligj më mirë të ndryshohet se sa të mos zbatohet. Thënë ndryshe, nuk duhet pritur që ata që fshehin të vërtetën t’i kapë opozita kur janë të qeverisë, siç ka ndodhur shpesh apo anasjelltas. Opozita është në misionin e saj, por gënjeshtarët duhet ti kapë ligji. Ka plot indicie edhe në formularët e KQZ-së që ushqejnë dyshime të arsyeshme për të nisur një verifikim. Duhet ndërtuar një mekanizëm që funksionon me një lloj automatizmi. Kjo është e mundur dhe jo aq e vështirë po të mbajnë parasysh faktin se nuk bëhet fjalë për të zbuluar krime të padënuara, por individë të gjykuar ë në procese të hapura e të dokumentuara.
Në rrafshin politik, rasti “Pjetri” dhe rastet e ngjashme na kujtojnë edhe njëherë se në themel të përzgjedhjes së personave të papërshtatshëm që ligji i ndalon të kandidojnë është arbitrariteti i liderëve, në rastin konkret i kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Katapultimi i individëve të tillë, në shpërfillje të plotë të anëtarësisë, forumeve partiake, kontributeve , meritave e tjerë ka një probabilitet të lartë të jetë me virus ; katapultimi është mbrojtës dhe promovues i një gjëje të panatyrshme, vektori i së cilës shtrihet nga gabimi njerëzor te pazari i ndyrë. Po të ndiqej rruga normale e garës dhe forumeve të hapura në përzgjedhjen apo caktimin e kandidatëve dhe po të ekzistonte vullneti i mirë politik i gjithë liderëve partiakë nuk do të kishte qenë nevoja e ligjit antikushtetues të dekriminalizimit.
Ligj i cili, duke dashur t’u bëhet pengesë disa ish të dënuarve ambiciozë të joshur nga Rama në këmbim të shërbimeve politike ndaj tij, ku dallon kapja e zgjedhjeve, ka lënduar qindra e në mos mijëra të tjerë që në rrethana të caktuara janë dënuar si trafikantë nga gjykatat e vendeve europiane, i kanë kryer dënimet dhe i janë kthyer punës e jetës së zakonshme si qytetarë e familjarë korrektë. Ligji në atdheun e tyre vazhdon ti konsiderojë kriminelë en bloc, por ata s’kanë përse të mos e marrin sekush veç për vete.
Dhe ja ku vinë te aspekti etik i çështjes. Subjektet e ligjit të dekriminalizimit janë individë që i kanë kryer dënimet, ata janë të rehabilituar në raport me çfarë kanë bërë, ata nuk mund të mbahen të dënuar më shumë se sa i ka dënuar gjykata; si ish të dënuar ata janë më të pastruar para ligjit se ata të cilëve nuk u janë zbuluar, hetuar apo gjykuar ende shkeljet e ligjit dhe krimet; ish të dënuarit rikonsiderohen kriminelë vetëm nëse përsërisin një vepër penale. Të gjitha këto sentenca janë gdhendur në filozofinë e së drejtës. Dihet se ish të dënuarit kanë vështirësi të rinisen, edhe paragjykohen aty këtu, por shoqëritë e emancipuara në tërësi kanë krijuar një kulturë të tërë të ndihmës dhe mbështetjes për këtë kategori me qëllim që ata të integrohen në shoqëri, të mos bëhen recidivistë, e tjerë.
Të gjitha këto vlejnë dyfish për shqiptarët të cilët atdheu i tyre i hodhi masivisht nëpër botë si popull pa letra menjëherë pas rënies së komunizmit, pasi nuk u siguroi dot punë, siguri për jetën dhe të ardhmen, një histori që vazhdon sot e kësaj dite. Është një gjë e jashtëzakonshme që nga kjo masë e madhe njerëzish “ jetimë” sa i takon përgjegjësisë që ka një vendi për bijtë e vet emigrantë shumica dërmuese janë integruar me dinjitet që në krye të herës dhe në vazhdimësi në vendet pritëse duke mbajtur lidhjet e tyre të brendshme me atdheun, traditën, familjet, qytetërimin.
Por ka pasur ndërkaq plot të rinj, madje edhe adoleshentë e fëmijë që kanë rënë diku në rrjetat e malavitës, diku të joshjeve për të fituar në rrugë të shpejtë e të paligjshme. Mjaft prej tyre janë dënuar edhe për gjëra të vogla, në procese gjyqësore të dyshimta, ku lakmisë së avokatëve për t’i zhvatur u përgjigjej jo rrallë paragjykimi për të huajt shqiptarë në aulat e drejtësisë. Ata janë pakicë në raport me shumicën që iu vu punës së ndershme. Ndërkaq brenda kësaj pakice, kriminelët recidivistë që e meritojnë këtë damkë kanë qenë dhe janë akoma më pak.
Edi Rama ka bërë një gjë të rëndë duke i promovuar në politikë disa prej tyre jo si të rehabilituar, por për atë që ata kishin qenë para se të dënoheshin. Çfarë ka ndodhur më pas e ka zanafillën këtu. Kam shkruar shpesh dhe gjerë e gjatë për këtë temë. Ajo që dua të them sot është se nuk mund futen në një thes kriminelët recidivistë me individë të rehabilituar që janë përpjekur e përpiqen të rifitojnë me punë të ndershme respektin në familje dhe shoqëri ; nuk mund të ketë të damkosur të përjetshëm me shenjën e grupit, kjo është çnjerëzore. Duhet t’u vëmë gjërave emrin që kanë. Shqiptarët që kanë kryer një dënim e kanë shlyer fajin. Ligji shqiptar i ka ndaluar en bloc të merren me politikë dhe të emërohen në poste publike.
Por ata nuk janë kriminelë. As të momentit, as të përjetshëm siç i trajton pakujdesshëm retorika politike. Nuk janë as njëlloj dhe këtu ligjvënësit kanë për detyrë të mbledhin të dhëna të studiuara dhe të reflektojnë me një vizion të qytetëruar që jo vetëm e njeh, por edhe promovon të drejtën e çdo njeriu për t’u korrigjuar./Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38