‘Të nderojmë çlirimtarët, jo pushtuesit bolshevikë’, deputeti: Nderimi duhet me masë, ndryshe quhet ekzagjerim

Nëntori është muaji i festave kombëtare. Në 75 vjetorin e çlirimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë janë vendosur  portretet e disa heronjve kombëtarë.

Deputeti i opozitës parlamentare Erion Piciri thotë se duhet bërë një ndarje mes heronjve të luftës dhe atyre që ishin pushtues të atdheut.

Në Facebook, Piciri thekson se duhet pasur kujdes edhe në kohëzgjatjen e  nderimeve që u bëhen këtyre heronjve.

“Nderkohë, nderimet për heronjtë e vërtetë duhet të kufizohen në një ditë, jo në gjithë muajin. Nderimi bëhet me masë, në proporcion me kontributin, jo në ç’ballancim me luftra dhe luftëtarë të tjerë të kombit. Ekzagjerimet fshehin gjithnjë qëllime të mbrapshta”, shkruan Piciri.

Reagimi i plotë