Flash News

KRYESORE

Të pa martuarit kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës

Të pa martuarit kanë më shumë mundësi të preken

Personat të cilët nuk janë të martuar ose janë të divorcuar, kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një hulumtimi të shkencëtarëve të Suedisë, të cilët morën në studim 3 mijë pacientë të grupmoshës 40-76 vjeç, rezultoi se personat që janë të pa martuar apo të divorcuar kanë rreth 20% më shumë gjasa të pësojnë një atak kardiak në krahasim me të martuarit.

Të gjithë personat e marrë në studim kishin pësuar më parë një parainfrakt dhe u mbajtën në vëzhgim për katër vite.

Autori i studimit, Dr Joel Ohm shpjegon se kjo ndodh për shkak se pacienti i sëmurë ka dikë që kujdeset për të, i kujton ilaçet, e kupton kur nuk ndihet mirë dhe në rast të një krize të dytë shërbimi mjekësor lajmërohet më shpejt.

Sipas statistikave, 1 në 4 persona që i mbijetojnë sulmit të parë kanë gjasa të pësojnë një të dytë brenda 5 viteve, prandaj monitorimi i tyre është shumë i rëndësishëm.

Të fundit