Flash News

KRYESORE

“Të pabindurit”, Policia bën bilancin e 24 orëve: Makina të bllokuara, arrestime e gjoba

“Të pabindurit”, Policia bën bilancin e 24 orëve:

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për personat që shkelën masat e vendosura nga qeveria për përhapjen e Covid 19.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia njofton se ka arrestuar një 30-vjeçar B. B. në Kukës, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç.

Të dy këta persona, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Të fundit