Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Marsi Simo/ Peizazhetefjales
- Rukija e rozmarinës
Hajde letra bixhozi, vaj plazhi, gazeta. ..
Kushedi sa herë na ka bezdisur ky refren që e dimë përmendësh nga shitësit e ndryshëm që kalojnë fare pranë nesh në çadrat ku po pushojmë. Shmangim shikimin, kthehemi nga ana tjetër deri sa hapat e tyre të ndihem më larg.
Rukija është 46 vjeçe, por në pamje duket shumë më e madhe në moshë. Ajo ndaloi pranë çadrës tonë sepse unë po e vëzhgoja sesi ajo mbante aq shumë çanta, një në shpinë, një të madhe të mbështetur nën peshën e shpatullës e të tjera nëpër duar. Si për ironi, në çantën e saj shkruhej “1/2 mile” dhe unë po bëja llogari sa kilometra ecën ajo çdo ditë…
Rukija shet çaj mali, sherebelë, e lloje të ndryshme çajrash të dëgjuara apo jo. Më sugjeron të blej rigon e ndonjë erëz që t’ia hedh pulës, që kur ta provojë burri të më dojë më tepër.
Në një tjetër qese kishte pjeshka bahçeje, pak të forta por ngulmoi që ishin bio.
Kur e pyeta sa rrugë përshkon çdo ditë, ngriti supet dhe qeshi me dhëmbët që i dilnin jashtë gojës:
-Ku di unë, dal në pikë të mëngjesit e kthehem deri sa të shes pjesën më të madhe, nga ora 5, 6 mbasdite. Kam tre fëmijë dhe burrin invalid e nuk mund të ankohem.
Ajo hapi dorën e rrudhur, mori 300 lekët që i dhashë për një tufë çaj mali e dy qese rozmarinë, picëroi sytë, rregulloi napën që kishte lidhur rreth qafës dhe mori frymë thellë si një peshëngritëse për të marrë serish çantat e lëna në tokë. Ato pak fjalë që këmbyem bashkë iu duken sikur i dha pak gëzim, madje donte më shumë të fliste, po koha nuk priste.
Mirupafshim Rukije, unë do të harroj shumë shpejt, po do vihem në mendime për jetën tënde sa herë të përgatis pulën me rozmarinë për burrin tim që të më dojë më shumë.
- Djali i çadrave
A ka një emër specifik puna e atij personi që na merr paratë për çadrën dhe shezlongun?
Përgjithësisht është një çunak jo më tepër se 20 vjeç, i nxirë në maksimum nga rrezet e diellit, me kapele, me një çantë brezi ku ngjesh lekët e klientëve.
Vjen afër, se ç’mban shënim në fletoren e tij gjysmë të zhubrosur, pa të parë në sy të thotë çmimin. Sjell dhe kafe në shezlong po deshët, apo birrë ça të dush,- tha djaloshi i çadrës ku vendosëm të rrinim.
Kur nga pasditja morëm një kafe e një macchiato, as nuk kaloi më t’i merrte filxhanët. Ato u thanë nga dielli dhe ndoshta do i kapte dhe rrezja e mëngjesit nëse nuk do e thërrisnim.
-Po hidhini fare, punë e madhe, tha ai si me shaka.
-Doni ta mbani këtë çadër prapë për nesër, lidhni një peshqir të telat sipër.
Djaloshi zgjohej herët edhe pse ora 7 e mëngjesit ne na gjente në breg. E shihnim tek shtynte një karrocë të mbushur me leshterik. Ai pastronte pjesën që i përkiste lokalit të pronarit të vetë. Si fytyra të njohura tashmë, na thoshte mirëmëngjes e mezi priste të tregonte për natën e mbrëmshme ku ishte zhytur në det nën dritën e hënës. Ajo ishte e vetmja kënaqësi e tij.
-Ky është viti parë që bëj këtë punë dhe nuk e di a do e bëj më. 200 mijë lekë që marr këtu nuk më dalin për asgjë.
Djaloshi i çadrave me siguri kishte më shumë për të rrëfyer, pakënaqësi ose dëshirë për pavarësi. Megjithatë dukej dukshëm arroganca e tij dhe jo aftësia për t'u shërbyer të tjerëve. Kur një grua nuk po gjente lekë të vogla për t`ja dhënë, ai pasoi me një pseudo shaka:
– Eh, paske marrë pensionin më duket.
Ndoshta është ajo arroganca e moshës, e papjekurisë, e dëshirës për të ulur të tjerët që të ndihet mirë vetë. Patjetër që ka shumë faktorë që ndikojnë së bashku.
Ai i shfryn klientes, ajo burrit, burri pronarit, pronari merr një djalë tjetër deri diku të ngjashëm.
- Vogëlushi pa krevat
-Ajo atje tej është vila që jep dhoma me qira. Ka kushte shumë të mira, dhomë kuzhinë e ujë në çdo orë.
Pasi uli gishtin drejtues, burri që na drejtoi për të shtëpia e pushimit, u largua për punët e veta. Ishte vërtetë një vilë e mirë nga pamja e jashtme. Tre kate me shumë dhoma. Brenda çdo gjë dukej në rregull për të kaluar disa ditë pushime verore.
Pas ditës së parë, në mëngjes nuk kishim ujë. Dolëm për të gjetur të zotin e shtëpisë pasi nuk i kishim marrë as numër telefoni. Kur dolëm jashtë fare një grua na u afrua sikur e kuptoi që kërkonim atë.
-Pa merak do ndez pompën. Burri nuk është se punon roje natën, vjen tani dhe fle gjumë. Nëse të duhet ndonjë gjë, afrohu tek kjo dera dhe më thirr në emër “Adriana”.
Dera që na adresoi kjo grua ishte prej xhami ku ishin ngjitur komplet letra e gazeta nga brenda. Bëhej fjalë për katin e parë e cila ndoshta si fillim ishte menduar për t’u hapur një market, por ishte lënë në tentativë.
Gjatë një dreke, kur po flinin një gjumë aq të ëmbël, në ballkon u dëgjua një zhurmë si përplasje. Dal si e tërbuar për të shfryrë inatin mbi personin që më prishi qetësinë. Një top ishte përplasur në xham dhe kishte ngecur brenda ballkonit.
-Ah kalamaj të këqinj. Tani e gjetët të luanit?!
Mora topin, e doja ta hidhja poshtë, por e mbajta në duar duke e parë. Ishte gjysmë i çarë dhe nuk e kuptova si mund të ikte kaq larg një top si ai.
-Gjithë ato para marrin nga ne pushuesit dhe një top tamam nuk i kanë blerë fëmijës këta, mendova unë.
Kur të nesërmen shkova për të folur me Znj. Adriana për sjellen e fëmijës së saj, u afrova pranë derës paksa të hapur. Ajo nuk po përgjigjej pas disa thirrjeve të mia. Me kureshtje drejtova kokën paralel dhe hapësirën e derës. Një fëmijë i vogël po flinte në dysheme nën një shtrese lecke. Rreth e rrotull sende të ndryshme, që nuk u kushtova shumë vëmendje. Një arkë birre shërbente si tavolinë, e disa bidona uji ishin rrëzuar në tokë. Me sa kuptova ata jetonin aty për kohën që linin dhomat me qira.
-Erdha, tha gruaja që ishte jashtë me një legen në duar. – Prapë s’ka ujë? – tha ajo dhe tërhoqi derën menjëherë që unë mos të shihja më tepër. Harrova se çfarë kërkoja.
–Doja bidon me ujë, i thashë. – Jo më fal, çarçafë të tjerë, sajova një gënjeshtër aty për aty.
-Ik lart, më tha se t’i sjell unë.
Ditët kaluan, pushimet tona mbaruan dhe djali im u trishtua shumë.
-Përse o ma do kthehemi në shtëpi, më tha.
-Unë dua gjithmonë pushime verore.
Kushedi, mendova, ai vogëlushi me topin e çarë mezi po pret të mbarojnë këto ditë që të flejë në krevatin e tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38