Flash News

KRYESORE

Të paktën 170 viktima nga coronavirusi, më shumë se 7.7 mijë të infektuar

Të paktën 170 viktima nga coronavirusi, më shumë se 7.7

Të paktën 170 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërsa më shumë se 7700 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në territorin e Kinës.

Sipas CNN, deri tani rreth 60 milionë njerëz janë izoluar në qytete ku është përhapur virusi misterioz, i cili shpërtheu fillimisht në provincën e Wuhan.

Po ashtu, virusi ka edhe shtrirje në nivel global. Deri tani ka 100 raste të konfirmuara në 19 vende jashtë Kinës, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Finlanda raportojnë rastet e tyre të para.

Nga ana tjetër, kanë nisur evakuimet e shtetasve të tyre nga SHBA., Japonia, dhe disa vende të tjera .

Të fundit