Flash News

KRYESORE

Të paktën edhe një javë, Xhafaj do mbetet ministër i Brendshëm

Të paktën edhe një javë, Xhafaj do mbetet ministër i

Kuvendi nuk votoi sot për dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Sipas Kushtetutës, afati që deputetët të shprehen me votë për dekretin është 10 ditë, çka do të thotë se kjo periudhë mbaron më 3 nëntor, ditën e hënë.

Ndërkohë, Sandër Lleshi nuk ka marrë ende firmën e presidentit për të ushtruar detyrën e ministrit të Brendshëm dhe sipas raportimeve në media, ky ngërç është krijuar për shkak të verifikime që po kryhen nëse personi i propozuar nga kryeministri Edi Rama mban apo jo detyra të tjera shtetërore.

Në këto kushte, do të jetë Fatmir Xhafaj që do të qëndrojë për të paktën edhe një javë në krye të Ministrisë së Brendshme, deri të enjten e ardhshme kur deputetët të votojnë në Kuvend për shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me Sandër Lleshin.

Të fundit