Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Bibla u hyn në hak të pasurve. Po ashtu edhe komunizmi. Në librin e Krishtërimit Jezu Krishti thotë se ‘aq sa mund të hyjë një deve në vrimë të gjilpërës, aq edhe një i pasur mund të shkojë në parajsë’. Komunizmi i shpronësoi dhe i persekutoi shtresat e pasura, nga Bashkimi Sovjetik në Kinë, nga Kuba në Shqipëri.
Këtu te ne stigma e kulakut, të pasurit, tregtarit dhe beut vazhdon të jetë e fortë dhe të ‘qeverisë’ një pjesë të mirë të qëndrimeve personale, publike dhe sociologjike. Kaq e fortë është kjo sa edhe eksponentë të një partie të qendrës së djathtë, që duhet ta ketë për zemër tregun dhe biznesin, asaj Demokratike, jo rrallë herë kur kanë dashur ta stigmatizojnë kundërshtarin kanë marrë nga fjalori i së majtës komuniste cilësorin pezhorativ ‘bej’.
Njerëzit me pikëpamje të djathta që nuk i urrejnë të pasurit, por i shohin si pjesë thelbësore të socio-politikës kombëtare janë pak. “Janë si zotat grekë’ për të cituar të ndjerin Roger Scruton.
Nëse Bibla dhe komunizmi e kanë të padrejtë raportin me të pasurit, kjo nuk do të thotë se shtresa në fjalë nuk ka mëkatet e veta të cilat e pengojnë për ‘të shkuar në parajsë’. Apo të paktën për të marrë kredite të solidaritetit, mëshirës, kohezionit shoqëror, pjesëmarrjes sociale etj.
Javët e fundit, të përmbytura nga koronavirusi, në Shqipëri dhe në botë, kanë shërbyer jo vetëm si ‘the great leveller’ (niveluesi i madh), në kuptimin se, për herë të parë e kanë rrëzuar murin e pabarazsië mes të varfërve dhe të pasurve, por edhe se kanë thënë diçka për të kamurit shqiptarë.
Sa të mbështetur janë ata te shoqëria e tyre dhe sa mund të mbështetet shoqëria te ta. Sa marrin pjesë ata në procesin e reagimit të përbashkët ndaj virusit dhe si mundohen ta neutralizojnë ndikimin negativ të tij. A krahasohen të pasurit tanë me të ngjashmit e tyre në vendet e tjera. Sa janë ata të gatshëm që në raste krizash dhe pandemish ta ‘rishpërndajnë’ pasurinë me shoqërinë (duke e ditur gjithmonë se ajo mund të jetë vënë nëpërmjet talentit apo shansit të tyre, por do të ishte e pamundur pa pjesëmarrjen e shoqërisë si konsumatore).
Janë dy raste flagrante dhe shpjeguese të vetëdijes së të kamurit shqiptar dhe raportit të tyre me shoqërinë, publikun apo konsumatorin. I pari është Spitali Amerikan, më i madhi privat në vend me katër spitale në Shqipëri, një në Prishtinë dhe një tjetër në Shkup, duke u futur në listën e një prej kompanive të mëdha në vend. Këtë javë, sipas një hulumtimi të rrjetit investigativ BIRN, Amerikani ishte vetëofruar për të marrë pjesë në procesin e testimit të popullatës me COVID-19, analizë që mund të kryhej në mjediset e SA dhe që do të kushtonte mes 150-300 euro. Nëse në kushte normale oferta e Amerikanit do të kishte qenë krejtësisht e ndershme, në kohë pandemie ajo tingëllon të paktën cinike. Më së pari krijon një disbalancë sociale dhe e bën këtë në mënyrë të hapur. U thotë të pamundurve se nuk mund të testohen. I thotë shtetit ‘rolin tënd e luaj unë’. I thotë shoqërisë, hapur dhe me cinizëm, se as pandemia nuk mund ta fshijë ndarjen mes të pasurve dhe të varfërve: ata që kanë mund të testohen dhe të shpëtojnë, të tjerët në fatin e tyre.
Mungesa e transparencës është po aq kumbuese. Një spital pa qendër kërkimore, pa autoritet shkencor, i cili nuk është futur ende as në moshën e adoleshencës, ofron me siguri të dyshimtë, një test ende në pelena, për të cilin janë ende të rezervuar sisteme shëndetësore të klasit të parë si ai gjerman apo amerikan.
Rasti i dytë janë manjatët e mediave. Televizionet më të mëdha në vend kanë reaguar ndaj koronavirusit dhe impaktit të tij në mënyrën më të keqe të mundshme. Burime të brendshme në disa prej këtyre TV-ve i thanë Politiko se 30-40 përqind e stafeve janë hequr nga puna. Kjo nuk ka kursyer ekipet ndihmëse, ato të emisioneve argëtuese, por edhe redaksitë e informacionit. Të njëjtat burime flasin për mungesë ‘paketash solidariteti’ që do të thotë pagesa të pjesshme etj.
Në të njëjtën kohë që kanë bërë këto shkurtime, duke hedhur në rrugë punonjësit e tyre, bosët e këtyre televizoneve kanë filluar publikisht presionin ndaj qeverisë duke kërkuar paketa ndihme me synim ‘mbrojtjen e medias’. Edicione lajmesh dhe emisione prime time kanë përpunuar kronika dhe qëndrime ‘presioni’ ndaj qeverisë duke përdorur për ndihmë, si paketën e Presidentit Trump për median ashtu dhe zëra ‘të pavarur’ të brendshëm.
Pyetja legjitime është: a janë këto paketa financiare që i kërkohen qeverisë (në fakt takspaguesve se qeveria nuk prêt para, por ua merr qytetarëve) për të kompensuar punonjësit e pezulluar apo të hequr nga puna? Apo ato kërkohen për të amortizuar largimin e reklamuesve dhe rënien e fuqisë financiare dhe për të ruajtur kështu standardin e lartë të jetesës dhe bollëkut të bosëve dhe drejtorëve të mirëpaguar të televizioneve?
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet logjika e gjithsecilit duke qenë se të ‘interesuarit’ nuk janë të interesuar për të thënë të vërtetën.
Gjasat janë që qeveria ta ndihmojë një pjesë të medias dhe dihet se cilën. Pikërisht televizionet e mëdha të cilave kryeministri u ka bërë ndërkohë një favor të madh: duke u marrë 6 përqind Tvsh për reklamën, ndërkohë që portaleve (kompani të vogla) u rrëmben për të njëjtën kategori 20 përqind.
Ndoshta qeveria mund ta fillonte nga këtu ‘paketën’ e shpëtimit të medias. Duke e niveluar Tvsh-në për të gjitha mediat.
Këto dy raste, ka plot të tjera, dëshmojnë se si të pasurit e Shqipërisë janë të pandjeshëm ndaj ndryshimeve të mëdha shoqërore në vend të shkaktuar nga pandemia. Duke jetuar jashtë kohës së vendit të tyre dhe po ashtu jashtë territorit (shumica e tyre jetojnë në komplekse të rezervuara) ata kanë humbur lidhjet me realitetin.
Ky shkrim nuk është përpjekje për t’i kthyer në realitet, por vetëm për të thënë se sa të varfër duken. Edhe duke qenë të pasur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38