Flash News

KRYESORE

Të pathënat e 'grave të Bashës' në qeveri. Ja gjërat që nuk vutë re

Të pathënat e 'grave të Bashës' në qeveri. Ja

Një listë me nëntë emra zyrtarësh të lartë, 6 ministra, një zëvendës kryemnistër, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit, secili e pa me 'sytë e vet'. Propozimet kryetarit të opozitës u pranuan nga Kryeministri Rama dhe sot ata bëhen zyrtarisht ministra, pasi kanë marrë një ok nga Presidenti Nishani, dhe pritet që edhe Parlamenti t'u shkojë në favor.

Megjithëse u fol për lidhje politike, emërime me hatër, cv të pamjaftueshme, profile të panjohura, e me radhë, cilat janë gjërat që nuk ranë në sy në listën nëntëshe me propozime të Lulzim Bashës?

E para gjë që nuk ra në sy ishte fakti se, për herë të parë, në krye të institucionit të Avokatit të Popullit shkon një grua. Erinda Ballanca.

E dyta gjë që nuk ra në sy është se, për herë të parë, një gua zgjidhet ministre e Financave. Helga Vuklaj. 

E treta gjë që nuk ra në sy është se, shumica e propozimeve të Bashës, 5 ndër nëntë, ishin gra.  Helga Vukaj, Xhulieta Kërtusha, Mirela Karabina, Ledina Mandia dhe Erinda Ballanca.

Të fundit