Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Shoqata “Shkodra Mountain Bikers”, me nismën dhe mbështetjen e familjes Bakalli do të organizojnë me datën 6 tetor veprimtarinë sportive MTB Cross Country në nder dhe përkujtim të Gilman Bakallit, pedagogut dhe publicistit që u nda nga jeta tre vjet më parë.
Gara do të përmbyllet me një fitues i cili do të marrë “Trofeun Gilman Bakalli 2019”. Trofeu dhe gara janë një homazh për një ndër nismëtarët e këtij sporti në Shkodër, Gilman Bakallin, dhe njëkohësisht promovim i këtij sporti, thuhet në lajmërimin e shoqatës. Po aty saktësohet se veprimtaria mbështetet nga "Qendra Kulturore Arka" dhe "Malteser".
Pjesëmarrja është e lirë për të gjitha moshat mbi 18 vjeç dhe pa pagesë ndërda regjistrimi mund të bëhet duke ndjekur këtë lidhje
Në lajmërimin e shoqatës bëhen me dije edhe fazat e veprimtarisë:
- Grumbullimi do të bëhet në Qendrën Kulturore Arka, ora 10.30, nga ku do të shkohet me biçikleta deri te Ura e Mesit. (7.9 km)
- Gara fillon te Ura e Mesit dhe përfundon në Gjoç (Rragam) tek moli i Sarda Yacht. (totali 16.93 km)
- Kthimi nga Gjoç (Rragam) për tek Qendra Kulturore Arka me biçikleta. (12 km)
Ndarja e çmimeve, biseda mes miqsh dhe birrë.