Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Të përfshirë drejtpërdrejt në fushatë”, Ministria e Financave kërkon hetim për 2 punonjës të doganave
Ministria e Financave ka kërkuar sot hetim për dy punonjës të doganave pasi akuzohen për përfshirje të drejtpërderejtë në fushatë.
Mësohet se bëhet fjalë për:
-Misto Kono punonjës në doganën Kakavijë
- Adriatik Hamza punonjës i degës doganore Tiranë
Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.
Njoftimi i Ministrisë së Financave:
Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejnë veprimet e nevojshme për hetimin, respektivisht të z. Adriatik Hamza, punonjës i degës doganore Tiranë si dhe të z. Misto Kano, punonjës i doganës Kakavijë.
Nisur nga informacionet, z. Hamza dhe z. Kano, rezultojnë të jenë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.
Ndërkohë Ministria e Financave përshëndet operacionin që coi në kapjen e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, mbrëmë në Portin e Durrësit. Ministria e Financave inkurajon punonjësit e administratës doganore në punën e tyre dhe vlerëson rolin e madh që ata kanë në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.