Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“Të përjashtuarit” nga Basha me statut të ri, dorëzohet këtë javë
Janë zyrtarizuar propozimet e grupit të 'të përjashtuarve' nga Basha në listat e kandidatëve për deputetë për një mënyrë të re funksionimit të PD-së. Sipas një lajmi që publikon TCH, struktura e re ka disa ndryshime.
Projekt-statuti e ndan partinë sipas parimit të kontrollit dhe balancës së pushtetit, me pushtetin legjislativ (Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar), ekzekutivin e partisë (Kryesinë) dhe me organet e pavarura: Gjykatën, Komisionin e anëtarësisë dhe zgjedhjeve, si dhe Bordin financiar.
Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120. Kurse Kryesia, nga 40 propozohet të bëhet me 25 anëtarë.
Një procedurë e posaçme mendohet të ndiqet për kandidaturat për deputetë. Projekt-statuti i ri do t’i dorëzohet kryetarit Basha dhe Këshillit Kombëtar këtë javë.