Flash News

KRYESORE

“Të përmbysim sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë shqiptarët”

“Të përmbysim sa më parë këtë klikë

Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e gjykatës e cila la në burg 11 prej protestuesve si një vendim të turpshëm dhe të bazuar kryekëput në falsifikime të dosjeve e procesverbaleve.

Në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se vendimi është politik, hakmarrës dhe antikushtetues.

“Farsa gjyqesore politike me e turpshme, qe nga koherat me te zeza ne diktature. Vendimi i turpshem i bazuar kryekeput ne fallsifikme kriminale te dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnje prove e asnje fakt dhene me urdher te kryegjykatesit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe qe e lexoi ne sallen e gjyqit perfaqesuesja e tij”, shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri thekson se vendimi është një thirrje për çdo shqiptar që të përmbysi sa më parë këtë klike të urryer, sipas tij, nga mbarë shqiptarët.

“Ky vendim qe le ne burg dhe arrest shtepie shumicen e protestuesve te pafajshem, eshte nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare kete klike te urryer nga mbare shqiptaret! Tani radhen e ka revolta e pergjithshme popullore!”, mbyll reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Të fundit