Flash News

KRYESORE

Të premten gjyqi i radhës ndaj 11 protestuesve kuksianë, këtë herë në Shkodër

Të premten gjyqi i radhës ndaj 11 protestuesve kuksianë,

Gjykata e Apelit në Shkodër do të shqyrtojë të premten ankimimin e bërë nga 11 protestuesit e Kukësit për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Protestuesit apeluan vendimin e marrë nga Shkalla e Parë e gjyqësorit ndërkohë që mësohet se edhe të premten prokuroria nuk do të tërhiqet nga kërkesë për t’i mbajtur në burg të arrestuarit.

23 banorë të Kukësit u arrestuan pas protestës që ata zhvilluan në ‘rrugën e Kombit’ ku kundërshtuan vendosjen e tarifës te rruga në fjalë. Për 10 prej tyre u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, dy u lanë në arrest shtëpie, ndërsa për 11 të tjerë u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Të fundit