Flash News

KRYESORE

“Të pyeten emigrantët”, Manjani ironizon Ramën pas qëndrimit të BE-së: As refugjatët s’i hodhën qyrret ftesës

“Të pyeten emigrantët”, Manjani ironizon Ramën pas

BE ka dalë kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët nga Lindja e Mesme.

Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud është shprehur për ‘Ansa ‘ se; “Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara”.

Pas këtij qëndrimi ka reaguar ish ministri Ylli Manjani. Në një reagim në Facebook, Manjani ironizon vendimin e qeverisë e kryeministrin Rama teksa shkruan, “Dreq o punë!

Jo Europa, por as refugjatët afrikanë nuk ja hodhën qyrret ftesës së të (për)çarturit tonë Kryeministër”.

BE kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët

Të fundit