Flash News

KRYESORE

Të qani ju bën mirë për shëndetin

Të qani ju bën mirë për shëndetin

Ata që akuzohen si ‘qaramane’ janë femrat dhe në fakt ata qajnë shumë por të paktën shfryjnë. Jo se nuk qajnë meshkujt por e kanë më të vështirë ta pranojnë këtë ose gjejnë momentin e duhur kur nuk është duke i parë dikush dhe ‘shpërthejnë’.

Gjithsesi i kalojmë këto dhe dalim në atë që na intereson vërtetë: Të qash bën mirë për shëndetin.

E qara nuk është zgjidhja e problemeve por ajo bën mirë sepse ndihmon në:

Lehtësimin e stresit

Të qarit mund të lehtësojë tensionin emocional. Mund të ndiheni të qetë dhe trupi është më shumë i relaksuar. Në këtë mënyrë do t’i shihni edhe gjërat më me qartë. Për më tepër lotët ulin nivelin e nervozizmit, ankthit dhe agresivitetit.

Qarja nxit empatinë

Kur qani para njerëzve që kujdesen për ju, mund të forconi edhe më shumë marrëdhëniet mes jush.

E qara ju ndihmon të njihni veten

Nuk qajmë vetëm kur jemi të mërzitur. Të qarit në fakt është një mënyrë shprehje të përvojës. Mund të ndieni një sërë emocionesh, si mërzitje, dhimbje, zhgënjim, acarim ose vetmi. Prandaj, të qarit ju ndihmon t’i shihni gjërat me më qartësi, të njihni më mirë veten dhe të ndërgjegjësoheni për nevojat, dobësitë dhe cilësitë tuaja.

Të fundit