Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
“Jemi në normalitet parlamentar, në seanca duhet të flasin të gjithë deputetët” – mësohet të ketë thënë kryeministri Rama ditën e sotme përballë grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Strategjia është e qartë, trajtuar edhe në një editorial të Politiko.al (Krizë nuk ka’. Megjithatë, ajo lëviz…), mohimi i krizës. Shumë kush e konsideron këtë si një akt force të mazhorancës, një sinjal i besimit në vetvete dhe në mbështetjen popullore që ajo gëzon. Të pashqetësuar nga rreziku i shumëfishtë në të cilin ndodhet vendi.
Pyetja që shtrohet atëherë është: si ka mundësi që një mazhorancë, e cila në gjashtë vite ka ndjellë kryesisht kriza, nuk është e shqetësuar për çka po ndodh?
Një përgjigje mund ta huazojmë nga Peter Sandman, specialist në menaxhimin e riskut. Lidhur me mungesën e reagimit ndaj një rreziku shumë serioz, Sandman merr si shembull gratë që nuk zhvillojnë kontrolle mbi kancerin e gjirit. Jo për shkak të faktit se nuk janë të shqetësuara, përkundrazi, janë të tmerruara. Por, tmerri është pikërisht problemi i tyre. “Për të shmangur një terror të pa tolerueshëm, duhet të shmangin së menduari për kancerin e gjirit; për të shmangur të menduarit për kancerin e gjirit, duhet të shmangin kontrollin”. Këtë analizë Sandman e bën për të analizuar reagimin ndaj çështjes së ngrohjes globale. Meqenëse është një problem i tmerrshëm, shumëkush reagon duke e shmangur me kujdes rrokjen e mendimeve në këtë drejtim.
Gjithmonë sipas Sandman: “Shumëkush mendon se problemi i madh psikologjik në një situatë emergjence është paniku. Por, profesionistët e komunikimit të krizës e dinë se paniku është në të vërtetë shumë i rrallë në rastet e emergjencave. Mohimi është një nga arsyet pse paniku është i rrallë. Ata që janë gati të bien pre e panikut aktivizojnë një “buton emocional” dhe hyjnë në gjendje mohimi. Sigurisht, kjo nuk është optimale: ata që mohojnë ekzistencën e rrezikut nuk do të veprojnë në mënyrën e duhur.”
Nëse e transferojmë këtë qasje te kryeministri, mund të mbërrijmë te përfundimi se, ai e kupton shumë mirë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, por është i tmerruar prej saj. Për të shmangur debatin mbi krizën, dhe pasojat që, sigurisht, rëndojnë mbi mazhorancën, e vetme në pushtet, shtyp “butonin emocional” dhe hyn në gjendje mohimi.
Kjo qasje lejon të qëndrojnë larg andrallave të dosjeve dhe përgjimeve, në të cilat eksponentët e mazhorancës bëjën pazare me të inkriminuar për votat që sot po e mbajnë në këmbë. Por, nga ana tjetër, mohimi po polarizon dhe përshkallëzon edhe më shumë situatën. Mohimi i krizës dhe i realitetit nuk përbën gjë tjetër veçse një ftesë të nënkuptuar për të shkuar drejt një konflikti, gjurmët e të cilit i mund t’i gjejmë te antimitingjet e mazhorancës. Te opozita e Opozitës, që po mbjell me duart e veta. Te komunikimi qesëndisës dhe përçarës. Te arroganca përbuzëse ndaj të rraskapiturve të rretheve, që vijnë në Tiranë për të shprehur mllefin ndaj mjerimit në të cilin i ka lënë një qeveri e paralizuar nga frika e humbjes së pushtetit. Te qeveria që proteston ndaj opozitës.
Me sa duket, ky është “normaliteti” për të cilin flet Rama. Një kryeministër “normal” që qeveris me gaz lotësjellës, në pritje të përplasjes që po thur me mohimin e vet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38