Flash News

KRYESORE

Të rejat e fundit nga COVID: Grup pune në Britani për vaksinën. Itali e Francë më pak të shtruar në spitale

Të rejat e fundit nga COVID: Grup pune në Britani për

Franca regjistron 761 vdekje shtesë në 24 orë

Në Francë u regjistruan 761 vdekje brenda 24 orësh, tha drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë Jerome Salomon në një konferencë për shtyp. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 18.681. Në kujdesin intensiv u shtruan gjithashtu 243 persona, duke pësuar një ulje në krahasim me numrin e personave të shtruar një ditë më parë.

"Ne po shohim uljen e ritmit dhe shpejtësisë së epidemisë. Kjo lidhet me përpjekjen e popullit francez. Mesazhi është pak i çuditshëm, por [pas masave të bllokimit] populli francez do të vazhdojë të jetë përgjegjës për frenimin e virusit [përmes veprimeve të tyre], "tha Salomon.

Ulet numri i personave të shtruar në spitale në Itali

Italia regjistroi rreth 1000 persona të shtruar më pak në spital dhe afro 100 persona më pak se një ditë më parë të shtruar në kujdesin intensiv. Ndërkohë, ka pasur 575 vdekje të reja dhe 3,493 raste të reja të virusit. Në Itali janë regjistruar të paktën 172 434 persona të infektuar nga virusi, ndërsa numri total i viktimave është 22.754

OBSH shqetësohet për shtetet e brishta që preken nga Covid-19

"Ne kemi vazhdimisht frikë nga shpërthimi i sëmundjeve në vende si Jemeni, Siria ose Iraku ose në shumë prej shteteve të brishta në të cilat ne punojmë," tha Dr Mike Ryan, drejtori i OBSH-së për emergjencat shëndetësore. Ekziston një rast i konfirmuar në Jemen dhe të paktën 38 raste në Siri. "Ne jemi të shqetësuar, jemi në gatishmëri por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se këto popullata përballen me shumë më tepër vështirësi sesa COVID-19", tha Dr Ryan, përfshirë urinë dhe sëmundje të tjera.

Mbretëria e Bashkuar njofton: Task Forcë për vaksinë anti-covid

Mbretëria e Bashkuar njoftoi një grup pune për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për koronavirusin.  Anëtarët e qeverisë, akademisë dhe industrisë do të bashkojnë forcat për të ndihmuar në zhvillimin e saj dhe për ta vënë atë në dispozicion të publikut. Shqetësimi më i madh do të jetë siguria e vaksinës. Këshilltari kryesor shkencor në Mbretërinë e Bashkuar Sir Patrick Vallance tha se më të prekurit në popullatë do t`u jepeshin përparësi për qasjen në çdo vaksinë eventuale.

Ditari politik

Të fundit