Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Firmëtarët e 'Platformës për Ringritjen e PD', lëvizin nën disa etiketa, por synimi për të rrëzuar Bashën i bashkon më shumë se çdo gjë. Nuk është grupimi i parë në botë, që qëllimin real e kamuflon me parabola morale; në këtë rastin tonë është gjetur kjo te konstantja shpresëdhënëse e gati religjioze 'ringritje'. Ata janë një grupim klasik, në kuptimin që përbëhen nga burra të mirë, sharlatanë, apo merhumë politikë.
Targeti që i mban bashkë është 'koka' e Bashës. Ajo tjetra, pretendimi se është dashuria për Partinë Demokratike, është pak i ekzagjeruar. Kjo nuk do të thotë se platforma e paraqitur duhet zhvlerësuar, vetëm se impostohet politikisht me anë të një maske.
Maska, jo rrallë, është mjet politik i përdorshëm, i vlefshëm dhe efikas.
Maska, megjithatë, nuk mbulon dot disa fakte.
Më i pari i të cilëve është mungesa e një ideologjie në platformën e paraqitur nga 'ringritësit'. Fraksionet, një term i përdorur fillimisht nga disa anëtarë të grupit, janë 'ndarje' ideologjike, pra pozicione që korente të ndryshme në një parti politike i shohin si zgjidhje të vetme për çështje të cilat konsiderohen si 'bardh-e-zi (të tilla si p.sh. e shkuara komuniste apo lloji i taksimit). Fare mirë, edhe aleanca ose jo me të majtën (LSI), për të synuar pushtetin do të përbënte një ndarje të tillë.
Dokumenti i paraqitur nuk ka prerje ideologjike.
Së dyti, platforma nuk është as 'dokument pushteti' apo synimi drejt tij. Thuajse të gjitha pikat e ofruara si alternativa nga 'ringritësit' janë të artikuluara nga kryetari i PD. Respektimi i statutit, tagri i forumeve etj., janë të tejkaluara tashmë, në kuptimin që Basha ka bërë mea culpa dhe ka ofruar apo premtuar premisën e një ndryshimi. Për të saktësur edhe një gjë: është naiv mendimi se një parti me demokraci perfekte, kur kryetari u merr dorën të gjithëve, përfshirë edhe recepsionistin e organizatës, është automatikisht një parti e hapur, fituese etj.
Së treti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, një pjesë (jo e vogël) e firmëtarëve 'e mbysin' dokumentin që në lindje. Ka aty ish-ministra dhe ish-drejtorë që nuk kanë, as në bazën e PD dhe as në opinion, një profil që ua lejon të strehohen nën sloganin pretencioz e të bujshëm 'Ringritje'. Do u shkonte 'riciklim' apo 'rivarrim'. Siç ka edhe njerëz që mbajnë aktualisht poste në Partinë Demokratike si emërime të Bashës, dhe jo të zgjedhur me garë. Kryetari i PD i ka 'stacionuar' në një zyrë në parti në shkelje të statutit të organizatës. Eshtë të paktën hipokrizi të akuzosh kryetarin si mosrespektues statuti, kur ai e ka shkelur njëherë për ty dhe ti e ke pranuar kundravajtjen.
Dokumenti u shërben hartuesve si një strehimore mediatike dhe zyrë virtuale në Partinë Demokratike, por nuk ka në të 'tekst politik', përveç fjalëve me natyrë të përgjithshme që i recitojnë të gjithë eksponentët aktualë të partisë. Nëse jemi në situatën 'hajt të zëvendësojmë disa recitues me të tjerë', ky është tjetër debat.
Platforma nuk na njofton mbërritjen e një ere të re në Partinë Demokratike, dhe si e tillë ajo nuk i shpëton firmëtarët e saj prej shtresave të paragjykimit. Nënshkruesve u duhet një mekanizëm dalës prej këtij paragjykimi; i tillë që i bën një shenjë të fortë opinionit demokrat dhe atij të përgjithshëm.
Një shenjë që thotë: ne nuk po lëvizim në lëngun viskoz të zemërimit që na shkaktoi moskandimi si deputetë. Kjo mund të arrihej nëpërmjet dy pikave në dokument:
a-analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit të bëhet nga një 'palë e tretë'; një prej fondacioneve simotra të PD: Konrad Adenaur i kristian-demokratëve gjermanë apo 'Eduardo Frei' i kristian-demokratëve holandezë.
b-E njohim Lulzim Bashën si kryetar të partisë, dalë nga vullneti i votuesve demokratë, dhe në bazë të statutit do të provojmë forcat kundër tij pas katër vjetësh. Gjatë kësaj kohe do të bëjmë 'jetë partie' dhe do të ofrojmë alternativën dhe ekspertizën tonë, pa dëmtuar interesin opozitar.
Në fund një anekdotë. Pak para Pavarësisë, dy komitë mirditorë pajtohen nga një tregtar krutan për të ruajtur nga rreziku i ndonjë grabitjeje, një karvan që transportonte kripë nga Durrësi në Krujë. Diku nga fundi i rrugës kur e panë se askush nuk po u binte në qafë, njëri i thotë tjetrit: prej kujt po e rujm' kët' kryp' or Llesh?
Prej vedit, ia kthen tjetri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38