Flash News

KRYESORE

Të rinjtë demokratë, protestë me bidona para Bashkisë së Veliajt

PD u është rikthyer protestave para Bashkisë së Tiranës, kundër rritjes së çmimit të ujit në kryeqytet. Rreth orës 18:00 dhjetra të rinj demokratë, mes tyre edhe disa figura të njohura të FRPD, apo deputetë, protestuan sërish kundër rritjes së çmimit të ujit. Protestuesit kanë hedhur parrulla kundër Veliajt, “Hajdutë”, “Jep dorëheqjen”, “Turp”, “Lali Leku”, etj si dhe kanë hedhur bidona e sende të tjera plastike para hyrjes kryesore të bashkisë.

Sipas projektit fillestar të propozuar nga Bashkia, parashikohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 ujë. Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, sipas tyre, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet.

Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin.

Të fundit