Flash News

KRYESORE

Të rinjtë e Kamzës kërkojnë "çelësat" e Qendrës Kulturore

Përmes talentit të tyre, të rinjtë e qytetit të Kamzës premtojnë ti japin jetë një prej investimeve më të rëndësishme në këtë qytet, Qendrës Kulturore. Kjo qendër kulturore, e ngritur prej vitesh, qëndron e pashfrytëzuar por sot u hapën dyert e saj, për të pritur talentet në fushën e letërsisë.

Përmes një konkursi simbolik të rinjtë u ftuan që të marrin pjesë me krijimet e tyre në poezi. Rugova Trezhnjeva, koordinatorja e aktivitetit, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se organizimi mbetet i vështirë: “Është e pabesueshme që pjesmarrja është kaq e ulët. Nuk e di pse të rinjtë nuk afrohen. Ne do të punojmë fort që të gjithë të përfshihen në të tilla aktivitete kulturore, të rëndësishme për zhvillimin e qytetit tonë”.

Aktiviteti ishte i përqëndruar në prezantimin e poezive të krijuara nga vetë nxënësit, si dhe në interpretimin e disa prej autorëve të rëndësishëm të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Tematika e përzgjedhur nga të rinjtë ishte një ndër pikat më të forta, që nxorri edhe një herë në pah forcën e madhe menduese dhe krijuese që kanë të rinjtë e këtij qyteti. Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë edhe çmime, të cilat u dhanë nga një juri e përzgjedhur nga fusha e letërsisë.

Të fundit