Flash News

KRYESORE

Të rinjtë e LRI mesazh të fortë Kryemadhit: Zgjo bishën brenda teje

Të rinjtë e LRI mesazh të fortë Kryemadhit: Zgjo bishën

Në kampingun e përvitshëm  që bëjnë në Jalë, të rinjtë e LRI-së i kanë bërë thirrje kryetares së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të ‘zgjojë bishën’ brenda saj.

Po me anë të këtij mesazhi, që është në gjuhën angleze, i përkthyer me titra shqip, shoqëruar nga pamje gjatë protestave të opozitës kundër Ramës, të rinjtë e LRI-së kanë shpërndarë një video mesazh që fton të gjithë qytetarët të marrin guximin sepse tani është koha për të vepruar e për të mos pranuar më këtë regjim.

Për të 11-in vit radhazi Lëvizja Rinore për Integrim organizon kampingun veror në Jalë. Këtë vit, kampingu përkon dhe me 15 vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në natën e parë të kampingut ka mbajtur një fjalë dhe Monika Kryemadhi e cila kërkoi nga të rinjtë të besojnë dhe të luftojnë për të kaluar këto ditë të vështira për shqiptarët dhe opozitën si dhe për t'i dhënë më shumë zë kauzës së tyre për më shumë mundësi për rininë, për arsim, punësim dhe ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri. Menjëherë pas fjalës së kryetares së LSI në ekranin e miniskenës në kampingun e Jalës është shfaqur një video mesazh i ideuar nga të rinjtë e LRI-së.

Linku ku kund të shihni video-mesazhin e LRI:

https://vidnews.net/video/1566891490603

Të fundit