Flash News

KRYESORE

Të rinjtë europianë dëshmojnë për dhunën e policisë ndaj protestuesve

Të rinjtë europianë dëshmojnë për dhunën e

300 të rinj evropian ishin të pranishëm dje në Tiranë, ku zhvilluan disa takime me drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike dhe me perfaqesues te FRPD-së. Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për ta, pasi gazi lotsjellës i policisë ka arritur deri te restoranti ku ata po darkonin.

“Gjatë natës ne ishim dëshmitarë të dhunës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë kundër protestuesve që ishin persekutuar, shkelur dhe arrestuar”, shkruajnë ata në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

I lënduar nga gazi lotsjellës i përdorur mbi normat e lejuara mbeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Sara Juriks.

Reagimi i plotë:

“EDS ishte duke festuar mbylljen e një takimi të suksesshëm të Këshillit në Tiranë në mbrëmjen e 11 majit, kur papritur një erë gazi helmues u ndje në restorantin tonë. Të tmerruar dhe në vështirësi për të marrë frymë, u strehuam brenda dhomave të mbyllura të restorantit. Sekretarja e Përgjithshme, Sara Juriks, e cili nuk mori pjesë në protestë por ishte e pranishme vetëm në gjatë darkës në Kalanë e Tiranës, filloi të kishte shqetësime dhe miqtë e FRPD-së organizuan një ambulancë për ta çuar në spital.

Gjatë natës ne ishim dëshmitarë të dhunës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë kundër protestuesve të cilët u përndoqën, u dhunuan dhe u arrestuan. Një prej tyre ishte z. Sait Dollapi, Sekretari Organizativ i PD.  “Krimi” i tij i vetëm ishte se ai u përpoq të vinte një maskë e cila do ta mbronte atë nga gazi helmues. Momentalisht ne jemi të gjithë shëndoshë e mirë bashkë me miqtë tanë shqiptarë, në pritje për tu larguar nesër në mëngjes”, shprehet rrjeti i studentëve europianë.

Të fundit