Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Largimi i të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur. Kosova një vend i vogël Ballkanik me 1.8 milion banorë dhe me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, përballet edhe me shkallë të lartë të papunësisë, por edhe me mungesën e perspektivës për të rinjtë. Valiant Ramosaj, është një i ri kosovar, i sapodiplomuar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi "sistemi bankar”. Ai punon në një bankë, por synimet e tij për të ardhmen janë të tjera. "Unë kam aplikuar në Universitetin e Vjenës, drejtimi informatikë ekonomike dhe jam pranuar dhe jam në pritje të marrjes së vizës që të largohem nga këtu. Nuk e kam gjetur perspektivën në Kosovë, thjesht jam një person që vazhdimisht kërkoj dhe mendoj se në Evropën perëndimore mund ta gjej vetën. Kam provuar ta gjej vetën edhe në Kosovë, por jo”.
Me studime dhe i papunë
Valianti thotë se gjatë studimeve në Prishtinë, në Universitet mësohet vetëm teori, nuk ka asnjë lloj praktike. "Shembull, unë jam ekonomist, llojet e kredive që i mësojmë në Universitet nuk kanë të bëjnë asgjë me kohën e sotme, tash është ndryshe me zhvillimet teknologjike”. "Unë punoj në një Bankë në Prishtinë, por pavarësisht se kam qenë student i dalluar, mendoj se vetëm kam pasur fat që pas studimeve jam punësuar në një Bankë, sepse kam shumë kolegë të mi që kanë qenë studentë të dalluar, por sot janë të papunë. Synimet e mia janë që në Austri të vazhdojë studimet për master dhe të mbetem atje edhe në të ardhmen. Nuk mendoj të kthehem në Kosovë. E flas gjuhën gjermane, jam pranuar në Universitetin e Vjenës, mendoj se mund të integrohem lehtë dhe nuk kam asnjë arsye që mos të qëndrojë në Austri”.
Problem për studentët kosovar vazhdon të jetë marrja e një vize studimi. Pavarësisht që shumë të tillë janë pranuar nëpër Universitete të ndryshme evropiane, vonesa e vizës u ka vështirësuar planet. Me një problem të tillë përballet edhe Valianti 24 vjeç. "Në fakt një semestër në Vjenë më ka humbur për shkak që akoma nuk kam vizë, sepse kërkesa për termin është shumë e madhe, por, Universiteti austriak e ka mirëkuptuar pozitën time dhe më kanë dhënë edhe një mundësi, sapo të vendosem në Vjenë”.
Si mund ta fitojë përvojën një i ri kur nuk punësohet?
Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk gëzon lirinë e lëvizjes së lirë. Besfort Ahmeti, është një tjetër i ri kosovar i sapodiplomuar, inxhinier i informatikës, por është i papunë. Ai thotë se ka një vit që kërkon punë në Kosovë, por nuk gjen. "Deri më tash po besoj që kam aplikuar për punë në 30 ndërmarrje të ndryshme, por, pothuaj në të gjitha kushti kryesor ishte përvoja e punës. Unë natyrisht që nuk kam përvojë, sepse jam i sapodiplomuar dhe kam nevojë për punë. Dhe askund nuk pranohesha. Thjesht në Kosovë duhet ta kesh një lidhje të fortë diku, që të pranohesh në punë”.
Besforti i ndodhur në këtë situatë zhgënjyese për të, ka gjetur një bursë studimi, ka vendosur që të aplikojë për vazhdimin e studimeve master jashtë Kosovës, me synimin që t'i përfundojë ato, ta gjejë një punë dhe të mos kthehet në Kosovë. Ai është pranuar për vazhdimin e studimeve postdiplomike në një Universitet të Vjenës. "Po ti përfundoj studimet master në Universitetin e Vjenës, atëherë mendojë që kam më shumë mundësi që të gjej një punë të mirë në profesionin tim. Nëse gjej një punë të mirë, nuk do të kthehem në Kosovë. Kam jetuar si fëmijë dy vjet e gjysmë në Gjermani gjatë periudhës së luftës, kam lidhje emocionale për botën gjermanofolëse, mendoj se integrohem shumë lehtë dhe thjesht vetëm nëse nuk mundem, sepse në të kundërtën nuk do të kthehem në Kosovë”, shprehet me plotë shpresë Besforti.
Besforti së bashku me prindërit dhe vëllain e vogël gjatë periudhës së luftës së Kosovës ka jetuar dy vjet në Gjermani. "Gjatë vitit 1998-99 së bashku me familjen kemi qëndruar në Gjermani dhe pas përfundimit të luftës, babi në mënyrë vullnetare është kthyer në Kosovë. Por, po ta pyesësh tash, babi është penduar që është kthyer. Atëherë kam qenë shumë i ri, babi nuk me ka pyetur kur ka vendosur që të kthehet në Kosovë, por, tash që vendimet për të ardhmen time i marr vet, unë kam vendosur që ta provojë fatin në Austri, ose pse jo edhe në Gjermani”.
Potencial i pashfrytëzuar
Por si e shpjegojnë sociologët fenomenin e largimit të rinjve kosovar nga vendi, sidomos të kuadrove të shkolluar? Artan Muhaxheri është sociolog, profesor në një nga Universitetet kosovare. "Të gjitha vendet e Ballkanit, gjithmonë janë përballur me trendin e migrimit, qoftë legal qoftë ilegal, por Kosova në këtë mes është rast me specifik, për faktin që ka popullsinë më të re në Evropë dhe institucionet e Kosovës nuk kanë ide dhe nuk kanë kapacitete të përballen me këtë potencial të fuqisë së re punëtore. Pra, nuk ka vende të punës, nuk ka investime të huaja, dhe rrjedhimisht nuk ka përgjigje institucionale të aspektit demografik të Kosovës”, shprehet Artan Muhaxheri.
Në Kosovë çdo vit rreth 30 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës, ndërsa në anën tjetër as për së afërmi nuk hapen 30 mije vende të reja pune. Për këtë arsye në Kosovë niveli i papunësisë rritet, cdo vit. "Për këtë arsye mundësia për të punuar legalisht në vendet evropiane tash është e madhe dhe kjo është një joshje shumë e madhe për rininë kosovare. Institucionet e Kosovës për fat të keq mbesin vetëm në nivelin retorik, nuk ka strategji që do të ishte premtuese për rininë se do të përmirësohet niveli i punësimit, prandaj edhe migrimi legal është jashtëzakonisht joshës për rininë”, shprehet Artan Muhaxheri.
Papunësia në Kosovë kohët e fundit ka shënuar rritje. Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti papunësia është rritur me 2.9%, bëë të ditur agjencia e statistikave të Kosovës. Shkalla e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë mbi 35%.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

