Të rinjtë në Kamëz i ankohen Ramës për papunësinë, kryeministri: Ju duhet të vetëpunësoheni

Kryeministri, Edi Rama ka takuar sot të rinjtë e organizatës rinore ‘ATA’ në Kamëz.

Pas diskutimit për organizatën një prej të rinjve ka shprehur shqetësimin e papunësisë kryeministrit duke i thënë se pjesa më e madhe e të rinjve të organizatës janë të diplomuar por të papunë.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ramës i cili i sështë drejtuar të rinjve duke i thënë se duhet të vetëpunësohen nëpërmjetë organizatës së tyre.

Këtu të gjithë janë të diplomuar dhe janë të papunë” tha një prej të rinjve.

Rama: Meqë më the këtu, ju duhet të vetëpunësoheni. E mira është që ju ta shifni me këtë sy, si do ia bëjmë ne që të vetëpunësohemi me këtë shpirt informal që kemi krijuar dhe patjetër që kjo mund të ndodhë. Fillimisht do të bëni disa projekte dhe do financoheni ju automatikisht jeni të vetëpunësuar dhe do të gjeneroni në të mira ekonomike. Unë nuk po e zgjas më shumë se jemi dhe në televizor por unë do iu takoj prap kur të jeni ju gati dhe të më thoni se na duhet ndihmë për këtë un do jem i gatshëm.