Flash News

KRYESORE

Të rinjtë pastrojnë liqenin e Shkodrës, mesazhi sensibilizues për këtë pasuri ujore

Të rinjtë pastrojnë liqenin e Shkodrës, mesazhi

Disa të rinj ambjentalistë në Shkodër kanë pastruar sot brigjet e ndotura të liqenit, në afërsi të urës së Bunës.  Kjo padyshim është një punë që duhet të kryehet nga autoritetet vendse e megjithatë këta të rinj e kanë kryer duke mos pritur asgjë si shkëmbim.

Ata kanë dhënë një mesazh të qartë që këto vlera dhe këto ambiente të bukura që ka vendi jonë të mos lihen në mëshirë të fatit por të ruhen me kujdes.

Ambjentalistët shprehen se kjo është vetëm që ditë që ata janë angazhuar dhe për pastrimin e liqenit, por ai kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe e cilësojnë këtë nismë si një thirrje ndaj autoriteteve përkatëse gjithashtu dhe një ndërgjegjësim të qytetarëve për këtë çështje.

Të rinjtë kanë qenë nën mbështetjen e administratës së zonave të mbrojtura në qarkun Shkodër. Përfaqësues të saj deklarojnë se këto janë aktivitete më tepwr sensibilizuese për publikun dhe instituticionet shtetërore, sepse është logjike që në një ditë nuk mund të pastrohet i gjithë liqeni.

Hapësira ujore e Liqenit të Shkodrës shpesh herë ka qenë në fokus të debateve në tre dekadat e fundit duke qenë një pasuri kombëtare që nuk mbrohet sa duhet. Megjithatë, edhe aktualisht, pastrimi dhe ruajtja e liqenit të Shkodrës, mbetet vetëm në vëmendjen e organizatave joqeveritare.

Të fundit