“Të rinjtë po shërohen nga COVID-19”, drejtoresha e ISHP Albana Fico: Testohet çdo i dyshuar

Drejtoresha e Shëndetit Publik Albana Fico deklaroi të mërkurën se “po testohet çdo rast i dyshuar me koronavirus në vend”. Gjatë një lidhje direkte për emisionin “Real Story”, Albana Fico u shpre gjithashtu se shërueshmëria më e madhe deri më tani është në moshë rinore.

“Kur e sheh hartën e Shqipërisë me rastet, më shumë ka në Shqipërinë Perëndimore. Ne shumicën e rasteve e kemi në vende ku ka dendësi më të madhe. Për shembull Tirana ka dendësi më të madhe. Po ashtu, Tirana ka më shumë konktakte. Këto janë shifra në 26 ditë. Ne po punojmë në mbarë Shqipërinë, nga veriu në jug. Ne operojmë kudo njësoj, rastet e dyshuara testohen dhe testohen edhe kontaktet.

Të gjithë ata që vijnë nga Italia a jashtë shtetit, sidomos në zona të prekura, duhet të vetë-karantinizohen. Grup-mosha më e prekur është nga mosha 55- 64 vjeç, ndërsa numri i vdekjeve më shumë është mbi 65 vjeç. Shërueshmëria më e madhe është në moshë rinore. Humbjet e vdekjeve dhemben një nga një. Sepse kam dëgjuar që thonë se ju mjekët jeni mësuar. Jo jo, vdekjet dhembin”, tha Fico.