Flash News

KRYESORE

Të rinjtë shqiptarë preferojnë Instagram dhe Youtube, lënë mënjanë Facebook

Të rinjtë shqiptarë preferojnë Instagram dhe Youtube,

Facebook nuk është më platforma më popullore e mediave sociale në mes të grupmoshës 18-24 vjeç në Shqipëri. Mosha mesatare që është bërë pjesë e studimit është 21 vjeç. Në total pjesë e studimit ishin të rinjtë e moshave 15 – 39 vjeç, me 56% meshkuj dhe 44% femra.

Sipas rezultateve të përpunuara nga Businessmag.al, Instagram është platforma më e përdorur mes të rinjve me 74%. Ai ka kaluar dhe Facebook, i cili përdoret nga 57% e të intervistuarve. Ajo që u vu re është Youtube, i cili po ashtu ka triumfuar mbi Facebook me 59%. Pas tyre vijnë LinkedIn (19%), Snapchat (11%), Tëitter (8%), Reddit dhe Pinterest (3%).

100% e të anketuarve kanë pohuar se pajisja e tyre mobile (smartfone) është bërë pjesë e pandashme e jetës sociale të tyre, me 30% që përdorin laptopët për të aksesuar në mediat sociale, e ndjekur nga kompjuterët Desktop (17%) dhe Tabletët (6%).

Përsa i përket gjinisë, vajzat përdorin më shumë rrjetin social Instagram, ndërsa meshkujt identifikojnë YouTube si platformën e tyre.

46% e të rinjve rrinë në internet deri në 4 orë, me 15% që janë vazhdimisht online, 28% që rrinë deri në 10 orë dhe 17% që hyjnë online disa herë gjatë ditës. Sondazhi gjithashtu zbuloi se nuk ka një konsensus të qartë mes të rinjve rreth efektit që media sociale ka në jetën e tyre. 13% e përshkruajnë si efekt negativ, rreth një e dyta (48%) si pozitiv, (20%) thotë se nuk është as pozitiv as negativ dhe 19% që nuk e përcaktojnë se çfarë efekti ka për ta.

Ajo që u vu re nga studimi është se tashmë mediat sociale po përdoren për kauza pozitive si për shembull, 67% kanë pohuar se i përdorin për t’u informuar, 46% për të folur me miqtë e tyre, 43% i kanë thjesht për të kaluar kohën dhe 52% se puna e tyre lidhet me to. Pra, ata po i përdorin për disa arsye, jo vetëm për një gjë të caktuar.

Anketa e u krye online, me një kampion të përzgjedhur prej 700 vetash. Të dhënat u përpunuan nga BusinessMag.

Të fundit