Flash News

KRYESORE

"Të rishihet skema e garancisë sovrane", Basha: 6 muajt e ardhshëm edhe më të vështirë

"Të rishihet skema e garancisë sovrane", Basha: 6 muajt e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një aktiviteti në Fushë-Krujë me përfaqësuest të sipërmarrjeve ka kërkuar rishikimin e skemës së garancisë sovrane.

“Të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, i shërbyen edhe fondit për pagat edhe për investime, dhe shpenzime operative, me interesa të përballueshme, jo në stratosferë. Se pastaj janë të pamundura.

Dhe së dyti, të kenë kritere që t’i përballojnë të gjithë. Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë.”, shprehet Basha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë, ndërsa shprehet se: “Ndërkohë e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë. Nuk janë ekonomia ata, ata shkatërrojnë ekonominë, garën dhe vendet e punës. Duhet që nga garancia sovrane të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. 6 muajt e ardhshme do jenë edhe më të vështira se ato të parat. Prandaj duhet të rishihen kushtet.”- tha Basha.

Basha thekson se duhen riparo kushtet e garancisë sovrane me qëllim që çdo sipërmarrje në Shqipëri të përfitojë nga ky mekanizëm, pavarësisht njohjeve dhe lidhjeve me qeverinë.

Të fundit