Flash News

KRYESORE

A të shëndosh buka e bardhë?

A të shëndosh buka e bardhë?

Është një nga pyetjet më të shpeshta  që bëhet sa i takon bukës së bardhe dhe interesi nëse të shëndosh apo jo është i madh.

Përgjigja është mjaft e thjeshtë: Po.

Buka e bardhë të shëndosh.  Kjo përgjigje është dhënë nga mjekët dr. Ëilliam Davis dhe dr. David Perlmutter, ku sipas një studimi që ata kryen arritën në disa konkluzione se pse buka të shëndosh:

-Ka gluten, dhe për këtë fakt buka ndihmon në shtimin në peshë.

-Kokrrat, si për shembull gruri, në të vërtetë stimulojnë oreksin. Kështu, nëse në drekë dhe darkë hani bukë, do t’ju stimulojë të hani më shumë seç duhet.

-Kokrrat e grurit nga e cila përbëhet buka rrisin nivelin e glukozës në gjak në mënyrë më të shpejtë. Kjo do të thotë se sa më shumë bukë të hani, aq më shumë insulinë lëshohet dhe kjo do i bën muskujt rezistente ndaj ruajtjes së insulinës dhe do të depozitohen qeliza yndyrore në trup.

 Në rastet që nuk digjet kjo yndyrë që fitohet, atëherë do të çojë në rritje në peshë.  Në bukë përfshihen karbohidratet komplekse dhe këto çojnë në shtim në peshë. Megjithatë, në bukën e zezë dhe atë integrale gjenden karbohidrate të thjeshta dhe nuk të çojnë në shtim peshe.

Të fundit