Flash News

KRYESORE

“Të shesin jahtet për të paguar punëtorët”, Fuga kundër Ramës: Rishiko PPP-të

“Të shesin jahtet për të paguar punëtorët”,

Profesori dhe Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër idesë së Kryeminisrit Rama, që biznesmentë e mëdhenj të shesin jahtet dhe vilat, për të paguar punëtorët. Profesor Fuga shprehet se “ato janë prona legale” dhe nuk mund të shkatërrohen. Por Fuga i bën thirrje Ramës të riorjentojë disa PPP, që sipas profesorit, kanë shkatërruar ekonominë.

“Ka ardhur koha që shumë PPP nga qeveria, që unë jam kundër, që në fakt shkatërron ekonominë, marrëdhëniet konsumator- sipërmarrje, ato duhet menjëherë të riorientohen. Kur ekonomia është e rrëzuar shteti nuk mund të derdhë para lumë. Një valë tjetër mund të na shtyjë 2-3 muaj më shumë. Por nuk jam dakord që të shiten jahtet dhe vilat dhe të paguhen punonjësit pasi ato janë me para legale të njohura nga shteti sepse do të hyhet në prona të tjera dhe do të shkatërrohen. Nuk jam dakort që hotele dhe jahte të çohen në paga për punonjësit.”- tha Fuga

Artan Fuga shprehet se aktualisht duhet të jepet paga e luftës me qëllim që popullësia të ketë mundësi jetese. “Është koha të përballojmë pagën e luftës që popullsia të mbajë jetën. Më pas duhet një analizë si europianët, e diferencuar dhe në të gjitha fushat, për të gjitha bizneset që nuk i kanë rezistuar kësaj krize”, shprehet Fuga.

Artan Fuga shprehet se shtetit duhet të japë një pagë plus për gazetarët, që gjatë kësaj periudhe punojnë në terren. “Unë mendoj që gazetarët duhet të dallohen, gazetarët e terrenit duhen mbështetur. Ata që janë të lidhur me një rrezik real për faktin se informacioni është shumë i rëndësishëm. Ata bëjnë një punë jashtë mase të rëndësishme. Për gazetarët shteti mund të akordojë një pagë plus. Duhen parë të tëra profesionet që janë të rrezikuar ruajtësi i rendit, shoferët e autobusit, ai që mbledh mbeturinat, shitësja në market”. Megjithatë, ai thotë se shteti duhet të rishikojë të gjitha profesionet që janë të rrezikuara për të pasur një shpërblim për të gjithë punonjësit, duke përfshirë policët, mjekët, tha ai në News 24.

Të fundit