Flash News

KRYESORE

Të shkosh në mbrëmjen e maturës me “lamborghini” dhe traktor. Ndodh në Laç

Në të gjithë Shqipërinë në këtë periudhë po zhvillohet mbrëmja e matures në qytete të ndryshme, ku datat ndryshojnë por kryesisht kjo është koha kur ato zhvillohen, pas provimeve.

Sigurisht që çdokush kërkon të bie në sy në mënyrën e vet. Një ngjarje me të vërtetë mjaft e veçantë po ndoh në këto moment në Laç nga maturantët e shkollës “At Shtjefën Gjeçovi”. Ata kanë parakaluar në rrugët e qytetit me një autoveturë Lamborghini dhe me shumë mjete të tjera Mercedes Benz. Por e veçanta është një traktor gjithashtu i markës Lamborghini me vlerë 50 mijë euro.

Rradha e parakalimit ka qenë e tillë: në fillim vetura Lamborghini, e ndjekur nga traktori Lamborghini dhe më pas vijnë mjetet Mercedes Benz. Video është publikuar në faqen JOQ.

Të fundit