Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshime se në shënjestër ishin sërish anëtarët e fisit Çapja

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshime se në

Konflikti i ashpër i familjes Çapja në Elbasan dyshohet se është rikthyer sërish. Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “5 maji”, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Autorët kanë qëlluar nga makina në drejtim të disa personave dhe më pas kanë braktisur mjetin e tyre me targë “AA616AB” dhe i kanë vënë flakën, duke u larguar në drejtim të paditur.

Ndonëse policia nuk ka reaguar zyrtarisht, dyshimet janë se bëhet fjalë për konfliktin disa vjeçar të fisit Çapja.

Të fundit