Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Laç, policia jep detaje

Të shtëna me armë në Laç, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Policia thotë se ka ndodhur një sherr me dy personave dhe më pas ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Një prej tyre ka qëlluar në ajër edhe është larguar.

Informacion paraprak

Me datë 21.11.2017, shtetasi P. K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.

Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë .

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll për hetime të mëtejshme.

Të fundit