Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në një lokal nate në Gjermani shënohen 2 të vdekur

Dy vetë janë vrarë dhe tre janë plagosur rëndë në një sulm me armë në një klub nate në qytetin gjerman Constance, thotë policia.

Sipas BBC një burrë hapi zjarr në orën 04:30 të dielën, duke vrarë një person. Autori u qëllua dhe u plagos nga policët dhe vdiq më vonë në spital.

Sulmi ndodhi në klubin e natës Grey në Max-Stromeyer-Strasse.

Personat që ishin në klubin e natës arriten të shpëtonin veten duke ikur jashtë ose duke u fshehur, tha policia.

Gjithashtu një polic u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Policia dhe prokurorët thanë në një deklaratë se forcat speciale komando dhe një helikopter policie ishin vendosur në qytet, pasi ende nuk dihet nëse i dyshuari kishte bashkëpunëtorë.

Motivi për të shtënat nuk është menjëherë i qartë.

Të fundit