Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë zjarri në Mat, qëllohet drejt një automjeti

Të shtëna me armë zjarri në Mat, qëllohet drejt

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në Mat në fshatin Bruç. Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen” me targa AA 686 BF, e cila drejtohej nga shtetasi me iniciale DH.Ll  42 vjeç, lindur në Mat e banues në Tiranë.

Nga të shtënat më armë nuk ka të lënduar, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10.55, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se:

Në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Volksëgen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit