Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në kompleksin e lojërave, të paktën 4 të vdekur në Florida

Të shtëna me armë në kompleksin e lojërave, të

Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur e dhjetra të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash brenda kompleksit ku zhvillohet një turne video-lojërash në Jacksonville, raportojnë mediat e huaja.

Në një video të publikuar nga mediat ndërkombëtare dëgjohen të shtënat me armë zjarri gjatë kohës që po zhvillohej evenimenti.

Policia në Florida bën me dije se autori është qëlluar për vdekje. Deri më tani nuk bëhen të ditura të tjera detaje.

\

Të fundit