Të shtëna me armë në Lezhë/ Operacion policor për kapjen e një personi në kërkim

Lezha është zgjuar në panik, nga të shtëna me armë zjarri.

Sipas televizioneve informative të shtënat u dëgjuan pranë stacionit elektrik të qytetit. Banorët kanë lajmëruar policinë, e cila nga ana e saj po zhvillonte një aksion për kapjen e një të kërkuari. Kjo ishte arsyeja e të shtënave me armë.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe personit që është në kërkim.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur. Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia e shtetit.