Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në mesnatë ne drejtim të një kompleksi në Yrshek

Të shtëna me armë në mesnatë ne drejtim të

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, në Yrshke, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton paraprakisht policia.

Të fundit