Flash News

KRYESORE

Të shtëna më armë në parkingun e një hoteli në Pogradec, policia jep detajet: Dyshimet e para

Të shtëna më armë në parkingun e një hoteli

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, banorë dhe pushues janë zgjuar në panik, pas disa të shtënave me armë zjarri në parkingun e një hoteli në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar me ármë zjárri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar.

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e një hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me ármë zjárri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Pòlicisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia paraprakisht, ndërsa ende nuk dihet saktësisht objektivi i të shtënave.

Të fundit