Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 26-vjeçari

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 26-vjeçari

Pasditen e sotme, një shtetasi  Elson Murataj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Mëzezit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

26-vjeçari nuk është një person i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2012 ka qëlluar aksidentalisht me armë një person. Arrestimi i tij u bë në 2013 dhe u dënua vetëm për armë pa leje. Më tutje, në 2014, i riu u arrestua për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

"Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar", thekson policia.

Të fundit