Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në Velipojë, forca të shumta policie në vendngjarje

Të shtëna me armë në Velipojë, forca të shumta

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e somte në Velipojë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luarz të Velipojës dhe deri më tani nuk raportohet për të plagosur.

Mediat lokale raportojnë se forca të shumta të policisë, përfshirë FNSH-në, ndodhen në vendngjarje.

Fillimisht u dyshua se në konflikt ishin përfshirë disa persona, megjithatë, policia ka dyshime se personat e paidentifikuar kanë qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë

Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë lokale dhe FNSh, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave.

Të fundit